Pazari Berisha-Rama i dhuroi pushtetit 10 mandate/ Mirela Karabina: Loja e kungulleshave në kurriz të shqiptarëve

Nga Mirela Karabina

• Më 17 prill 2024, Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, i ngritur me konsensus politik, u shpërbë pa asnjë produkt konkret, duke injoruar qëllimisht rekomandimet e OSBE–ODIHR-it, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe projektligjet e depozituara nga PD e asokohe.
• Më 11 qershor 2024, Edi Rama i dha vulën PD-së së Rithemelimit, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në lojën opozitare.
• Më 26 korrik 2024, pazari mes PS dhe PD-së prodhoi një kod zgjedhor të përçudnuar, që i fali Ramës 10- 11 mandate në tavolinë, pa garë dhe pa transparencë.
• Më 11 maj 2025, Edi Rama u rikthye në krye të pazarit, duke e mbyllur rrethin e marrëveshjeve në kurriz të qytetarëve.

Pazari është pazar, dhe matrapazët fitojnë.

Transparenca, interesat publike dhe llogaridhënia nuk janë pjesë e kësaj klase politike që ka kapur për fyti demokracinë dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Shqipëria meriton më shumë

Artikulli paraprakDosja “Toyota Yaris”, GJKKO dënon me burg avokatin Radovan Çela! Ja sa vite do të qëndrojë pas hekurave
Artikulli tjetërRezultati i opozitës, analiza e Myzafer Elezit: Koha për reflektim