Pazari i diplomave në ”Wisdom”, Mehmeti: Ministria e Arsimit është bashkëpunëtore në krim

 

Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se për skandalin e diplomave në ‘’WISDOM’’, Ministria e Arsimit është bashkëpunëtore në krim.

Mehmeti: Këtu nuk ka një bastisje rastësore, këtu ka një hetim.

Këtu kanë gjetur një seri diplomash, nuk na thuhen sa por mund të jenë 300, 400.

Se edhe me ‘’Kristalin’’ ndodhi diçka tjetër, që është mbuluar dhe askush nuk flet sot.

U zhdukën brenda Ministrisë së Arsimit, 800 amza.

Dhe nuk foli në atë kohë as ish sekretari i përgjitshëm që sot është deputet.

Atje u zhdukën 800 amza, jo regjistra.

Po të vijmë tek rasti i sotëm, ky është një skandal i pastër ku Ministria e Arsimit është bashkëpunëtore në krim.

Është bashkëpunëtorë në krim, le të thojë çfarë të dojë.

Ministrja dhe ish ministret e Arsimit të merren me faktin a e kanë zbatuar ligjin apo jo?

Artikulli paraprakBIRN: Berisha kërcënon gazetarët për raportimet mbi aktakuzën e SPAK ndaj tij, vijnë reagimet
Artikulli tjetërTë vërtetat që patjetër duhet të dini për gjumin dhe rëndësinë e tij