Pazar i Këshillit Bashkiak Kukës për taksën në Rrugën e Kombit?

“Biseduam me qeverinë dhe koncesionarin dhe ramë dakort për taksën”. Një vendim i turpshëm i Këshillit Bashkiak të Kukësit ka tradhëtuar interesat e qytetarëve dhe ka ligjëruar paligjshmërinë në vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit. Sipas deklaratës së Kryetarit të Këshillit Bashkiak është rënë dakort pas bisedimeve me qeverinë dhe koncesionarin që të paguajmë tarifën për Rrugën e Kombit.
Në fakt nuk kemi të bëjmë me bisedime por duket një pazar i pastër i individëve të caktuar për të ligjëruar një taksë të paligjshme dhe që nuk do të jetë 1 mijë lekë. Taksa që do të paguajnë banorët e Kukëskit për të kaluar çdo ditë në të do të jetë një abone që do të kushtojë 44 mijë lekë për vetëm 22 ditë, ndërsa 8 ditët e tjera do të paguajnë si të gjithë shqiptarët.
Me heret Kryetari i PD, Kukes kishte deklaruar se do te mbeshteste protestat qytetare kunder takses ne Rrugen e Kombit.
Kryetari i Këshillit Bashkiak të Kukësit ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat ku ka folur për tarifën prej 100 lekësh që banorët e Kukësit do të kenë për përdorimin e kësaj rruge.
Gjelbrim Shehu thekson se ditën e sotme duhet të mblidhej këshilli bashkak ku në axhendë ishte edhe tarifa e rrugës së kombit.
Sipas tij, mbledhja nuk është zhvilluar sepse nuk është plotësuar kuorumi që kjo mbledhje të niste, pra, nuk është plotësuar numri minimal i anëtarëve pjesëmarrës që duhet për tu zhvilluar mbledhja.
Me tej kryetari Shehu thekson se pas bashkëpunimit me qeverinë shqiptare dhe koncensionarin është rënë dakord për tarifën modeste prej 100 lekësh për qytetarët e Kukësit, që është një shifër krejt e përballueshme nga qytetarët.
Shehu shprehet se kjo pikë e rëndit të ditës nuk do të rishihet më në mbledhjet e radhës pasi konsiderohet e mbyllur, për sa kohë reflektimi i qeverise dhe koncensionarit ne bashkepunim me keshillin bashkiak ka ne rene dakord per vendosjen e shumës simbolike prej 100 lekësh si tarife per keta banore.

Artikulli paraprak“Dëmshpërblimi”, Tabaku: Paratë e ish-të përndjekurve po përdoren për koncesione tek familjet oligarke
Artikulli tjetërTre javë nga zhdukja e dy personave në Shkodër, policia dyshon se janë vrarë