Pazari me amnistinë mes PS dhe Rithemelimit/ Denoncimi i Bashës: Ulin dënimin për të korruptuarit e dënuar nga SPAK dhe përjashtojnë nga amnistia protestuesit

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka denoncuar pazarin mes PS dhe Rithemelimit për amnistinë penale.

Në një postim në rrjetin social facebook, Basha shprehet se do të ulet dënimi për të korruptuarit e dënuar nga SPAK.

“Përjashtohen nga amnistia protestuesit kundër korrupsionit dhe kriminalizimit të shtetit.” – shprehet më tej kreu i PD, Basha.

Më poshtë postimi i plotë i Bashës:

PAZARI ME AMNISTINË:

ULET DËNIMI PËR TË KORRUPTUARIT E DËNUAR NGA SPAK!

PËRJASHTOHEN NGA AMNISTIA PROTESTUESIT KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMINALIZIMIT TË SHTETIT!

Shihni për cilat vepra ulet dënimi

Veprat penale që përfitojnë ulje dënimi 1.5 vite për meshkujt dhe 2 vite per femrat e dënuara me vendim të formës së prerë:

Neni 244 – ​Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 244/a -​Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë
Neni 245 – ​Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë
Neni 245/1 -​Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 257/a-​Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…
Neni 258-​Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
Neni 259-​Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 259/a-​Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë,
Neni 260-​Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë
Neni 312-​Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit
Neni 319-​Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij.
Neni 319/a-​Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
Neni 319/b-​Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj

Neni 319/c-​Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
Neni 319/ç-​Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë
Neni 319/d-​Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
Neni 319/dh-Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj
Neni 319/e-​Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
Neni 328 – ​Korrupsioni aktiv në zgjedhje
Neni 328/a -​Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore

Përjashtohen nga amnistia protestuesit që kanë protestuar kundër korrupsionit qeveritar dhe kriminalizimit të shtetit.

Artikulli paraprakVula e PD-së nuk duhet të jetë njolla e PD-së
Artikulli tjetërPazari për Amnistinë Penale/ Rithemeli dhe PS bashkë kundër SPAK!