Pazari Rama-Berisha, përballë Lulzim Bashës!

Nga Bato Kosova

Në një skenë politike të dominuar nga pazaret, korrupsioni dhe luftërat personale për pushtet, Lulzim Basha po dëshmon se është i vetmi lider vizionar që i ofron Shqipërisë një rrugë të re, europiane dhe të ndershme.

Teksa Rama dhe Berisha, të lodhur nga vitet e pushtetit dhe mëkatet e grumbulluara, vijojnë të përdorin turmat për të ushqyer egon dhe interesat e tyre personale, Basha ka zgjedhur rrugën e vështirë – atë të ndryshimit me përmbajtje, me ide dhe me program.

Edi Rama, pas 12 vitesh në pushtet, ka lënë pas një Shqipëri të zhytur në korrupsion, varfëri dhe emigracion masiv.

Shumë prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt sot janë pas hekurave. Njerëzit ndihen të harruar dhe të mashtruar, ndërkohë që qeveria e tij ka ndërtuar një sistem të tërë për pasurimin personal dhe nepotik.

Nga ana tjetër, Sali Berisha, i padëshiruar në SHBA dhe Britani, i pandehur për korrupsion, ka zgjedhur të hyjë në këtë garë vetëm për interesin e tij personal – për të shpëtuar veten, jo për të shpëtuar Partinë Demokratike.

Ai është kthyer në simbolin e pengmarrjes së opozitës. Vetë deputetët e tij tashmë e pranojnë hapur pazarin Rama-Berisha: Berisha i jep Ramës pushtetin, Rama i jep Berishës vulën e PD. E njëjta skemë si në zgjedhjet lokale, ku Berisha i la Ramës për herë të parë në historinë e pluralizmit Bashkinë e Shkodrës

Në krah të Berishës janë Mediu, i përfshirë në tragjedinë e Gërdecit me 26 viktima, dhe Ilir Meta – tashmë në burg për korrupsion. Ky i fundit kërkon votat e demokratëve jo për PD-në, por për të shpëtuar Ilir Metën.

E më absurde e më “madhështore” akoma në këtë koalicion është edhe përfshirja e Elvis Roshit, përfaqësuesi më i padenjë i modelit që Rama ka ndërtuar ndër vite.

Në këtë errësirë politike, Basha është i vetmi që ka ndriçuar me një alternativë të qartë dhe dinjitoze. Ai është i vetmi lider që ka prezantuar një program konkret, një vit përpara zgjedhjeve, dhe ka nisur fushatën në mënyrën më qytetare e më europiane: me debat, me ide, me vizion.

Nuk është rastësi që përfaqësuesi i CDU-së gjermane, Hans-Joachim Falenski, këshilltar i Gunther Krichbaum dhe zëdhënës i CDU në Bundestag për çështjet Europiane, u shpreh qartë:

Mjaft më me korrupsionin! Mjaft më me pasurimin personal! Mjaft më me nepotizmin! Mjaft më me kaosin ekonomik! Për këtë na duhet një ndryshim thelbësor i politikës këtu, në këtë vend! Dhe një ndryshim të tillë politik e shoh vetëm nën udhëheqjen e Koalicionit EuroAtlantik me Lulzim Bashën në krye!”

Ky mesazh i fuqishëm nuk është thjesht deklaratë politike – është një sinjal se Europa e ndershme, demokratike dhe funksionale e ka identifikuar Bashën si njeriun që mund t’i japë fund tranzicionit të pafund të Shqipërisë.

Ndërkohë që të tjerët bëjnë pazare, Basha lufton për drejtësi. Ndërkohë që të tjerët kërkojnë mbrojtje personale, ai mbështet SPAK-un që të veprojë pa pengesa.

Programi i tij ekonomik është realist, i qartë dhe ndryshe nga premtimet boshe të së kaluarës, i orientuar drejt një Shqipërie më të drejtë, më të zhvilluar dhe më pranë BE-së.

Sot, Shqipëria ka nevojë për një udhëheqës të ri. Dhe ky lider është Lulzim Basha./Alfapress.al

Artikulli paraprakVjosa Osmani jep lajmin, një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës
Artikulli tjetërSali Berisha, bonusi më i madh i Edi Ramës në këto zgjedhje*