PD, 10 pyetje ish-zëvendësministres: Pse zgjodhe të udhëtosh me makinën e Habilajve?

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, nga selia e PD-së ka deklaruar se deputetja socialiste, Elona Gjebrea, ka udhëtuar më shumë se njëherë në makinën e Habilajve.

Gjatë një conference për shtyp, Çupi i ka kërkuar deputetes socialiste t’u përgjigjet disa pyetjeve, pasi Gjebrea ka disa ditë që shmang pyetjen e thjeshtë, nëse ka udhëtuar në Greqi me makinën e vëllezërve Habilaj.

  • Pse udhëtoi privatisht për në Greqi?
  • Pse në këto udhëtime nuk mori makinën dhe shoferin e saj?
  • Pse nuk udhëtoi qoftë edhe me makinën e saj private?
  • Pse zgjodhi të udhëtojë me makinën e Habilajve?
  • A është takuar ndonjëherë me Habilajt?
  • Nëse po, përse është takuar?
  • Si Koordinatore Kombëtare Kundër Trafikimit a ka qenë ajo e informuar për trafikun masiv të drogës dhe të armëve nga Shqipëria në Itali dhe Greqi?
  • Cilët drejtues të lartë të shtetit ka informuar?
  • Çfarë masash ka marrë ajo për këtë gjë?
  • A ndjen kjo përfaqësuese e popullit ndonjë përgjegjësi morale dhe politike për lulëzimin e krimit dhe të drogës në Shqipëri gjatë katër viteve që ajo ishte numër 2 i Ministrisë së Brendshme?

Gjithashtu deputetja e PD-së, i ka kërkuar Gjebreas t’i kërkojë falje popullit shqiptar dhe të bashkëpunojë me drejtësinë.

Artikulli paraprakPD reagon ndaj akuzave të PS: Mirëpresim Tahirin, Xhafën e Moisi Habilajn të na hetojnë
Artikulli tjetërAFP: Skandali i drogës të ish-ministrit Tahirit humb shpresën e Shqipërisë për në BE