Në një postim në facebook, deputeti i PD-së, Arbi Agalliu, shkruan se “PD nuk është dhe nuk do bëhet kurrë pjesë e pazarit Rama-Berisha për të amnistuar të korruptuarit. Ata janë bërë bashkë në luftë kundër SPAK”.
“S’ka asnjë koicidencë. Në ditën që kryetari i grupit të Linditës (të cilës ju amnistua edhe vila që e denonconte në çdo seancë) kërkon kthimin e Berishës në PD, amnistohet Olta Xhaçka.” – vijon më tej ai.
Më poshtë postimi i plotë:
Partia Demokratike nuk është edhe nuk do të bëhet pjesë e pazarit të Berishës dhe Ramës.
Lojërat e ulëta të tyre janë thjesht për t’i hedhur hi syve qytetarëve.
Pazari i tyre është i qartë, luftë kundër SPAK-ut dhe amnisti për të korruptuarit.
S’ka asnjë koicidencë. Në ditën që kryetari i grupit të Linditës (të cilës ju amnistua edhe vila që e denonconte në çdo seancë) kërkon kthimin e Berishës në PD, amnistohet Olta Xhaçka.