PD, Agalliu: Përshëndesim miratimin e Rezolutës në Bruksel lidhur me Reformën Zgjedhore. Të fillojmë punë pa humbur kohë

Pas miratimit të Rezolutës për Shqipërinë nga Parlamenti Europian, ka reaguar në një postim në rrjetin e tij social facebook, deputeti i PD-së, Arbi Agalliu.

Agalli shprehet se “Partia Demokratike përshëndet qendrimin në rezolutën e miratuar në Bruksel lidhur me reformën zgjedhore dhe kërkon pa humbur kohë nisjen e punës së komisionit”.

Më tej deputeti demokrat thotë se “interesat personale të disa individëve që po mundohen ta bllokojnë duhet të marrin fund dhe siç thekson dhe rezoluta të nisë puna pa humbur kohë”.

“Anëtarët e komisionit të reformës zgjedhore pjesë e të cilit janë të gjitha flukset e përfaqësuara në parlament, duhet të ndalin bllokimin dhe të paraqesin propozimet e tyre ashtu siç ka bërë PD që ka propozuar aktualisht:

Lista të hapura,

Shqipëria një zonë zgjedhore,

Votim dhe numërim elektronik,

Votën e diasporës.

Ashtu siç edhe e ka deklaruar përfaqësuesi i saj në bashkëdrejtimin e komisionit të reformës zgjedhore Enkelejd Alibeaj, PD është e hapur për të degjuar dhe diskutuar me përfaqësuesit e opozitës për idetë dhe propozimet e tyre, në menyrë që siç thotë raporti të kemi një reformë që mundëson zgjedhje të lira e të ndershme.” – shkruan Agalliu.

Deputeti i PD-së përfundon postimin e tij duke thënë se “tashmë që alibitë kanë rënë, duhet menjeherë dhe pa humbur kohë të nisë puna me një përpjekje të bashkuar të gjithë faktorit opozitar për reformen zgjedhor”.

Exit mobile version