PD, Alfrida Marku Dedgjonaj: Gjuha arrogante dhe përçmuese nuk mbulon dot dështimet e Bashkisë Lezhë

Alfrida Marku Dedgjonaj, anëtare e kryesisë së PD, njëkohësisht kryetare e PD-së për Lezhën, në një reagim në rrjetin e saj social facebook shprehet se “kryetari i Bashkisë e ka problem ti përmenden problematikat e Lezhës, e ka kompleks ti thuhet e vërteta se për 2024-2026 Bashkia ka harruar bujqësinë, turizmin, problemin e përmbytjeve, furnizimin me ujë të pijshëm në Shëngjin, Balldre, Dajç, Nënë Tereza, se bashkia ka harruar se për ngrohjen në disa shkolla duhet ndërhyrë një orë e më parë, se Bashkia s’ka asnjë projekt për ndërtimin e një Parku të gjelbëruar në Lezhë, shtimin terreneve sportive, rehabilitimin e qendrave të Njesive administrative, nëse s’ka asnjë kopësht apo çerdhe të re të planifikuar, se për çdo investim duhet të ketë transparencë si obligim ndaj qytetarëve, se investimet duhet të reflektojnë problemet prioritare dhe llogaritë elektorale, etj, është çështje e tij mbi të cilën ka detyrimin të reflektojë”.

Më tej, zyrtarja demokrate thotë se gjuha arrogante dhe përçmuese në mbledhjen më të rëndësishme të vitit, atë të diskutimit të Buxhetit, dëshmon se sa larg përgjegjësive është institucioni që ai përfaqëson.

“Gjuha arrogante, përçmuese dhe linçuese e atij që duhet të përfaqësojë qytetarët e Lezhës, në mbledhjen më të rëndësishme të vitit, diskutimin e Buxhetit të Bashkisë Lezhë, dëshmon sesa larg përgjegjësive është institucioni dhe autoriteti që ai përfaqëson.”

FB IMG 1702570557389

“Pyetjes “Kush je ti ?!”, do i përgjigjem shkurt : 
Unë jam Alfrida Marku, përfaqësuese e Partisë Demokratike në Këshillin e Bashkisë. Jam zgjedhur me votat e qytetarëve të Lezhës, të cilët kanë besuar se do përfaqësoj interesat e tyre, duke thënë gjithmonë të vërtetat, edhe atëherë kur shumë zgjedhin të heshtin, dhe duke reaguar sa herë të drejtat e tyre shkelen, sa herë interesat e tyre shpërfillen, sa herë problemet e tyre nuk gjejnë zgjidhje.” – përfundon zonja Marku reagimin e saj.
Artikulli paraprakEUROSTAT/ Fuqia blerëse e shqiptarëve më e ulëta në rajon, thellohet diferenca me vendet e tjera. Si po reagon qeveria?
Artikulli tjetërSPAK kërkon arrest në shtëpi, deputetët e Rithemelimit padi në Kushtetuese: Të pezullohet masa shtrënguese ndaj Berishës