PD, Alfrida Marku Dedgjonaj: Thirrja e ambasadave për funksionim normal të Parlamentit dhe kontroll të ekzekutivit, notë qortimi për shfaqjen e dakordësuar teatrale

Anëtarja e kryesisë së PD, Alfrida Marku Dedgjonaj, në një reagim në profilin e saj facebook shkruan se “thirrja e ambasadave të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë se Parlamenti i Shqipërisë duhet t’i rikthehet funksionit thelbësor të tij – kontrollit të veprimtarisë së ekzekutivit- është një notë qortimi publike ndaj shfaqjes së dakordësuar parlamentare, që shqiptarët janë të detyruar të shohin prej kohësh”.  

Teatri i të dyja palëve shërben për të mos u dëgjuar alternativa e PD dhe nuk është në funksion të qytetarëve.

“Kaq mjaftoi që t’u  pengohet fjala deputetëve të Partisë Demokratike për të prezantuar qytetarëve shqiptarë amendamentet për ndryshime në projektligjin për buxhetin për vitin 2024, dedikuar ndër të tjera bujqësisë e zhvillimit rural, indeksimit të pensioneve, rinisë e sportit, ndihmës ekonomike dhe paaftësisë, kompensimit të ish të përndjekurve dhe ish pronarëve.” – shkruan ajo.

Më poshtë postimi i plotë:

Thirrja e ambasadave të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë se Parlamenti i Shqipërisë duhet ti rikthehet funksionit thelbësor të tij – kontrollit të veprimtarisë së ekzekutivit- është një notë qortimi publike ndaj shfaqjes së dakordësuar parlamentare, që shqiptarët janë të detyruar të shohin prej kohësh.

Në 5 minuta “protestë” të disa deputetëve që janë kthyer në “studio ligjore” kundër drejtësisë në mbrojtje të atyre që duan ti shmangen drejtësisë, qeveria me më shumë afera korruptive e dosje të hapura, ministra e funksionarë të dënuar e hetuar në proces, në 32 vite tranzicion, miratoi buxhetin me 7 miliardë euro të tjera: më shumë taksa për shqiptarët, më shumë parà për shpenzime luksi, PPP korruptive, të cilat edhe nën hetim nga Spak. 

Kaq mjaftoi që shqiptarëve t’ju mohohet e drejta për transparencë, për debat e diskutim konstruktiv publik, që interesat e tyre të përfaqësohen e që me mandatin e përfaqësimit të dhënë prej tyre të mos bëhen lojëra e pazare interesash personale. Gjasat janë që dakordësia të ketë arritur deri te miratimi i Marrëveshjes antikushtetuese për emigrantët. 

Kaq mjaftoi që tu  pengohet fjala deputetëve të Partisë Demokratike për të prezantuar qytetarëve shqiptarë amendamentet për ndryshime në projektligjin për buxhetin për vitin 2024, dedikuar ndër të tjera bujqësisë e zhvillimit rural, indeksimit të pensioneve, rinisë e sportit, ndihmës ekonomike dhe paaftësisë, kompensimit të ish të përndjekurve dhe ish pronarëve. 

Në këto muaj të fundit të kësaj qeverisje të korruptuar e që do përgjigjet para drejtësisë, në këto muaj të fundit të kësaj legjislature parlamentare të delegjitimuar për mospërfaqësim të interesit publik e mungesë koherence, në këtë dimër të ftohtë e të fundit të 32 viteve politikë aspak dashamirëse e aspak të sinqertë ndaj shqiptarëve, teatri parlamentar dhe akti i djeshëm kishte qëllim gjithçka tjetër përveç shërbimit ndaj qytetarëve. 

Artikulli paraprakTaulanda Jupi: “Me zemër e mendje të hapur, me gra dhe vajza në Degën 6 të Partisë Demokratike në Tiranë”
Artikulli tjetërEmrat/ Mbetën të plagosur në aksident, 3 të miturit transportohen me urgjencë drejt Traumës