Partia Demokrate përfaqësohet me vetëm 14 kryetarë Bashkie dhe me lista e Këshillave Bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit, por a mjafton kjo për një parti opozitare që pretendon të kthehet në pushtet? Për këtë kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj bën përgjegjës 100% Sali Berishën.
I ftuar në “Real Story” në Report TV, kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se 14 maji për të do jetë një sfidë për mbrojtjen e së djathtës në Shqipëri.
“Nëse u prezantuan më këto zgjedhje me këto këshilla bashkiak dhe me këta përfaqësues, fajtor është Sali Berisha, ai që i pati mundësitë të mos ua shkaktonte këtë demokratëve, përkundrazi. Sot në këto zgjedhje për PD, është që ajo të ekzistojë si një koncept.
“Jemi në anën e drejtë të historisë, fakti i mbajtjes së marrëdhënieve me SHBA, krijimi i një partie të djathtë. Dua të marr ato vota që janë të djathta. Kemi kaluar momentin më të keq, nuk ka më vend për berishizmin dhe ka nevojë që ky vakum i madh përfaqësimi i së djathtës. 50% e shqiptarëve nuk duan as Ramën, as Berishën e as Metën, kjo është sfida jonë.
“Në 2025 e kemi të rëndësishëm që të jemi një faktor i rëndësishëm, konkurrues. 3 janë synimet deri tani, e para është ruajtja e PD, është një darë mes të shkuarës dhe së ardhmes, për të ruajtur të djathtën”.
Alibeaj e konsideroi koalicionin “e përjetshëm” Rama-Berisha-Meta, për interesat e tyre personale, pa asnjë lidhje me të djathtën.
“Janë bashkë se ngjajnë, janë produkt i këtij tranzicioni shqiptar shumë i stërzgjatur. Nëse ka një nevojë, një interes dhe domosdoshmëri të ruajtjes së PD, të së djathtës dhe së ardhmes është ndarja nga berizhimi”, tha Alibeaj.
Zanafillën e përçarjes, Enkelejd Alibeaj e sheh që në 2013, atëherë kur Sali Berisha dha dorëheqjen, por e pranon se nuk u largua nga PD. Ai thotë se demokratët do të duhet të kishin reaguar që atëherë.
“Berisha kur tha në 2013 do iki, do duhet realisht të ikte, sepse kështu bën një njeri burrë shteti. Reagimi do duhet të ishte më i fortë dhe intesiv”, tha Alibeaj.
Fakti që Gazment Bardhi po bën fushatë për kandidatët e “Koalicionit Bashkë Fitojmë”, siç ishte rasti i Vaut të Dejës, Alibeaj nuk e konsideron si “dramatike”, por thekson se ky është një tregues se si paraqitet gjendja reale në Partinë Demokratike.
“Nuk shoh asgjë dramatike, janë në fushatë. Kjo e bën reale faktin se ku ndodhet PD, nuk e fsheh, kjo është e vërteta, besoj që ajo që është e rëndësishme, përtej rezultatit, PD është e pozicionuar, raporti i saj me SHBA ka qenë pjesë e AND marrëdhënia special, lindi PD me bekimin e SHBA që në atë kohë, ndaj të dërrmosh këtë zgjedhje do të thotë i ke dhënë fund ekzistencës, sot jemi pozicionuar qartë në mbrojtje të kësaj vlere ekzistenciale. Do shohim si do vlerësojë publiku”, tha ai.
Enkelejd Alibeaj ka zgjedhur që të mos japë një përgjigje konkrete nëse do të garojë për kryetar PD-je pas 14 majit. Sipas tij, sfidë më e rëndësishme është ruajtja e Partisë Demokratike dhe e së djathtës.
“Jam i fokusuar te ruajtja e PD dhe pas fushatës zgjedhore”, tha ai. Në këtë kuadër, e konsideron 14 majin, si kohën ku do të përcaktohet më së miri e djathta e Shqipërisë dhe prandaj ka një mesazh për shqiptarët.
“Shqiptarët e ndershëm, për patriotët, për shqiptarët jashtë shqiptarisë ky është momenti për të krijuar të djathtën, që është moderne, ndaj në këtë sfidë të madhem janë të ftuar të gjithë”, përfundoi Alibeaj. Ai i ka dhënë përgjigje pyetjes së ku ndodhet Lulzim Basha tani dhe se cili do të jetë fati i tij, pas 14 majit.
“Një kryetar i dorëhequr është më e ndershme që të mbajë një pozicion pak i tërhequr. Udhës do të ishte që të futeshim në një proces zgjedhor vjet, po nga njëra anë ishte agresioni i Sali Berishës me struktura paralele, sa e dobishme ishte që dhe ne të bënim zgjedhje, do e pësonin demokratët, prandaj e shtymë këtë proces. Pas 14 maji, do ketë zgjedhje. Në një parti politike të djathtë që i jep hapësirë kujtdo ku dhe përgjegjësia dhe privilegji duhet vlerësohen”, tha Alibeaj.
Në ndryshim nga Sali Berisha, Alibeaj thotë se nuk do të bashkëpunonte kurrë me Ilir Metën.
“Me ilir Metën s’jam mik. Për ata Non Grata në konceptin, nga ata të cilët janë kundër marrëdhënieve të shqiptarëve me SHAB, që nuk e shohin korrupsionin si një ndër problemet kryesore, është nevojë ulëritëse e shoqërisë shqiptare, nga të gjithë ata bartës të këtyre simptomave, sa më përket mua, kurrë”, tha Alibeaj.
Fakti që në diskursin politik të Edi Ramës është vetëm Sali Berisha dhe Ilir Meta e jo opozita e vërtetë, për Alibeajn ka një arsye. Ai tha se Rama është i vetëdijshëm që përballë tyre e ka të sigurt fitoren.
“Ka kuptuar këtë gjë, biznesin e ka futur në xhep, median e ka future në xhep, tani po përcakton dhe opozitën. Edi që me Berishën dhe Metën e ka të fituar gjithmonë”, tha Alibeaj.
Enkelejd Alibeaj sqaroi se në këtë fushatë nuk ka mbajtur një qëndrim me qëllim për të dëmtuar palën tjetër të PD-së, ndryshim nga Berisha, madje tregon se gati i janë përgjëruar për bashkim, ftesë kjo që i është refuzuar. Megjithatë, kjo ftesë për bashkim, Alibeaj tha se nuk i është drejtuar kurrë “shtetasit Sali Berisha”.