Partia Demokratike e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, i është drejtuar me një padi Komisionit të Animimeve dhe Sanksioneve në KQZ.
Në ankimin e saj në KAS, PD kërkon që në fletën e votimit të jetë edhe emri i Ilir Metës si kryetar i koalicionit Bashkë Fitojmë, duke kundërshtuar vendimin e kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi për të mos e vendosur në fletën e votimit emrin e kryetarëve të partive në rast koalicioni.
Përfaqësuesi ligjor i kësaj force, Indrit Sefa ka dorëzuar një ankimim për fletët e votimit të miratuara nga KQZ për zgjedhjet e 14 majit.
Gjithashtu ai si shembull ka sjellë fletën e votimit të vitit 2021 ku në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim nnë ato zgjedhje, në fletë shkruhej emri i kryetarit të PD-së Lulzim Basha.