Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së, Arbi Agalliu, u shpreh se “Kryeministri Rama ka sulmuar sërish SPAK-un në Asamblenë e PS-së, ku tha se vënia nën sekuestro preventive të planit të investimit për portin e Limionit në Sarandë, është absurde”.
Sipas deputetit demokrat, “çdo sulm kundër SPAK bëhet për të mbrojtur klientet e qeverisë dhe aferat korruptive të saj lidhur me investimet strategjike”.
DEKLARATA E SEKRETARIT PËR PROGRAMIN DHE DEPUTETI I PD, ARBI AGALLIU
Përshëndetje të nderuar qytetar!
Partia Demokratike ka denoncuar prej kohësh faktin që një pjesë e mirë e politikës së vjetër, pikërisht ata të cilët kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve, i ushtrojnë presion sistemit të drejtësisë e veçanrisht SPAK!
Rasti i fundit është i kryeministrit Rama, i cili në fjalën e mbajtur në Asamblenë e PS-së, tha se vënia nën sekuestro preventive të planit të investimit për portin e Limionit në Sarandë, është absurde.
Faktet kanë treguar se në emër të investitorëve strategjik kanë përfituar klient të qeverisë apo dhe pjestarë të saj sikurse është rasti i ish ministres Xhaçka!
Ndaj cdo sulm kunder SPAK bëhet për të mbrojtur klientet e qeverisë dhe aferat korruptive të saj lidhur me investimet strategjike.
Për më tepër kjo nxit dhe hap rrugë që edhe krimi i organizuar të bëj të njëjtën gjë. Kjo u evidentua disa dite më parë edhe nga drejtuesi i SPAK!
Partia Demokratike mbështet pa kushte sistemin e drejtësisë e sidomos SPAK të vijojnë luftën kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Partia Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo hetim të thelluar sidomos kundër korrupsionit të politikanëve.
Ju faleminderit!