PD, Bakiu: Financimi prej 2.3%, është më i ulëti në të gjtihë historinë e arsimit shqiptar jo vetëm në tranzicion por më i ulëti për shumë e shumë vite

Deputetja e PD-së, Merita Bakiu, në një dalje nga selia e kësaj partie ka folur lidhur me mungesën e vëmendjes së qeverisë në sektorin e arsimit.

Gjithashtu, deputetja demokrate ka ngritur edhe shqetësimin se buxheti i vitit 2024 nuk parashikon asnjë ngritje rroge për mësuesit, për bonuese financiare në bazë të performancës dhe për kualifikimin e tyre.

 

Më poshtë deklarata e plotë e deputetes Bakiu: 
Si në çdo vit, qeveria edhe kësaj radhe nuk zhgënjeu me shifrat e ulëta, mungesë fondesh e mbi të gjitha mungesë vëmenjde, rëndësie e përgjegjshëmrie, sa i takon parashikimve që ka sjellë në lidhje me projekt-buxhetin, në sektorin e arsimit.
Sikundër pritej, nuk shkon më shumë se 2.3% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (PPB), shumë larg zotimit të shumicës aktuale, e cila, në programin e saj qeverisës të vitit 2013-2017, miratuar në paralment, deklaronte se sektorit të arsimit, do ti shkonte një financim prej 5% të PPB.
Financimi prej 2.3%, është më i ulëti në të gjtihë historinë e arsimit shqiptar jo vetëm në tranzicion por më i ulëti për shumë e shumë vite.
Kjo tregon fare qartë se këtij sektori me rëndësi jetike, i kushtohet shumë pak vëmendje prej qeverisë.
Projekt-buxheti i vitit 2024, nuk ka asnjë parashikim për rritjen e pagave të mësuesve, të cilat janë më të ulëtat në rajon.
Prej vitit 2013 e në vijim mësueist nuk marrin asnjë shpërblim në fund të vitit dhe ky projekt-buxhet ja mohon sërsish këtë të drejtë e detyrim ligjor për mësuesit.
Projekt-buxheti nuk ka ansjë zë për pagesë vështirëise për mësuesit që punojnë me klasa kolektive, larg vendbanimit të tyre, për bonuse financiare në bazë të perfomancës, kualifikimeve dhe punës së mësuesve.
.
 Po mbushen 4 vite prej rënies së tërmetit dhe ende shkollat janë të shkatërruara dhe askush nuk ka një afat se kur përfundojnë..
Vetëm në Durrës ka ende 14 shkolla pa u rindërtuar,
në Tiranë 6 e kështu me radhë.
Premtimet për digjitalizim të arsimit dhe pajisjen e nxënësve dhe mësuesve me tableta,  u harruan dhe ky projekt buxhet as që i kujton.
 MAS shpenzon shumë pak për trajnimin e mësuesve
Ndërsa në buxhetin e vitit vitin 2023 përcaktohej që: “Të realizohet trajnim çdo vit i mesatarisht 51% i mësuesve në Arsimin Bazë, në buxhetin e sjellë për vitin 2024, parashikohet: “Të realizohet trajnim çdo vit i mesatarisht 37.9% i mësuesve në Arsimin Bazë”, pra 13.2%, më pak mësues të trajnuar në vitin 2024.
Po ashtu edhe numri i psikologëve dhe punjësve social të trajnuar shënon rënie  në projekt-buxhtin e vitit 2024,
 Ndërsa qytete dhe fshtara të tërrë, po shpopullohen, prej politikave të qeverisë, ne rrisim raportin nxënës-mësues, nga 11.4 që ishte në buxhetin e vitit 2023, në 11.8 në projket-buxhetin e vitit 2024.
Buxheti per arsimin ka  pesuar perseri ulje per vitin 2024, pasi qeveria ka para per te paguar PPP -te  korruptive  por jo per te rritur buxhetin e arsimit
 kete e tregojne edhe shifrat e projekt -buxhetit ne zerat per
Arsimin  baze kemi 130  milione leke me pak
Arsimin e mesem 100 milione leke me pak
Dhe kete here qeveria tregoi se nuk e ka arsimin sektor prioritar.
Exit mobile version