PD, Bakiu: Thumanë-Kashar, pojekti nuk parashikon dalje nga rruga, izolon 85 mijë banorë te Bashkisë Krujë, kthehet në kosto për qytetarët dhe bizneset

Në një deklaratë nga selia e PD-së, deputetja Merita Bakiu shprehet se kruja vijon të mos jetë prioritet i kësaj qeverie, pasi me politikat e saj ajo e ka paralizuar dhe vazhdon ta izolojë edhe më shumë.

“Projekti i autostradës Thumanë-Kashar veç shifrës së madhe të atakueshme nga ekspertët e ekonomisë si koncesion, protestave të banorëve për shpronësimet, rrezikohet nga një tjetër skandal, atë të izolimit të 85 mijë banorëve të Bashkisë Krujë dhe gjithë bizneseve përreth.” – shprehet Bakiu në deklaratën e saj.

Deputetja demokrate vijon më tej duke apeluar për transparencë dhe për zgjidhje të problemit të banorëve.

“Duke marrë shkas nga shqetësimi i banorëve dhe ankesat e tyre të ngritur për izolim të tyre si pasojë e mungesës së daljeve nga rruga, apelon për transparencë dhe kërkon nga strukturat shtetërore, firma që po kryen punimet, që të bëjnë publike projektin final të këtij investimi. Është fakt tashmë, që sipas informacioneve se kjo problematikë kthehet në kosto jo vetëm për banorët e zonës, por edhe qytetarët që vijnë nga veriu i Shqipërisë, Kosova sepse nuk ka dalje nga Thumana deri në Rinas dhe për të mbërritur në Krujë do të duhet të shkohet njëherë në Qafë Kashar e më pas të kthehesh për në qytetin historik dhe kulturor të Krujës të cilin e vizitojnë me dhjetëra mijëra turistë. Mungesa e parashikimit të daljeve nga autostrada nxjerr jashtë funksionit mijëra biznese të vogla dhe të mëdha duke iu dhënë atyre kosto.
Ne i kerkojmë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Kryeministrit Edi Rama që të ngrihen në përgjegjësinë e detyrës, të ushtrojnë funksonet e tyre për të bërë transparencë projektin për qytetarët të cilët janë të shqetësuar, por edhe si detyrim ligjor në kuadër të informimit. Reagimi i institucioneve sot do të sqaronte dhe qetësonte 85 mijë banorët e zonës, qytetarët që vijnë nga rrugët e veriut, madje dhe Kosova dhe Mali i Zi për atë çfarë i pret pas përfundimit të investimit. Ne apelojmë dhe presim të ketë reagim të institucioneve shtetërore sepse në të kundërt do të ketë natyrshëm reagim qytetar ndaj këtij skandali nëse është e vërtetë sikurse flitet. I bëj thirrje dhe institucionit Bashkisë Krujë që këtu nuk bëhet fjalë për Politikë por për interesin e 85 mijë banorëve e mijëra bizneseve që dalin jashtë funksioni.”
– përfundon deklaratën e saj deputetja Merita Bakiu.

Exit mobile version