PD: Basha: Qeveria e zënë në korrupsion, po bën çmos të godasë SPAK. Ja pse kryeministri sulmon BKH

Nga Lezha ku mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor i PD-së, kreu demokrat Lulzim Basha u shpreh se Edi Rama është i shqeëtsuar nga hetuesit e BKH dhe nga SPAK për shkak të aferave korruptive të tij dhe të njerëzve rreth tij.

“Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, e cila sot po anatemohet nga të gjitha anët, por në asnjë anë më shumë sesa nga kryeministri i cili në fshehtësi bashkë me njerëzit e tij në parlament dëshiron të krijojë një komision të posatçëm për të mbikqyrur SPAK-un. Dëshirë që i është shtuar në veçanti pas ngjarjeve të fundit, siç është intervista e ish-zëvendëskryeministrit tashmë në arrati dhe në kërkim ndërkombëtar dhe dënimi me burg të ish-drejtorit të Kundërzbulimit të FBI-së për Neë Yorkun, Charles Mcgonigal. Kësaj dëshire të çuditshme në fakt, i është shtuar së fundmi edhe shqetësimi i kryeministrit shqiptar për sjelljen e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në zyrat e shtetit. Sigurisht per një njeri që ka rrahur gjoksin me të dyja grushtet se është autor i Reformës në Drejtësi, këto dy pohime janë shumë më problematike sesa të ulërijë në kupë të qiellit nga kupa e kokës kudër SPAK-ut apo BKH-s. Janë domëthenëse sepse tregojnë qartë se Edi Rama ka frikë nga drejtësia, i trembet drejtësisë dhe tani ka nxjerr gërshërët për të prerë këmbët dhe duart e drejtësisë.” – u shpreh Basha.

Kryedemokrati tha se “PD është në mbështetje të institucioneve të drejtësisë, PD është në mbështetje pa kushte të SPAK-ut, sepse PD beson se ky është shansi i vetëm për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të sjell barazinë para ligjit për çdo shqiptarë kudo ku ndodhet”.

Artikulli paraprak“Në parlament të shkojnë ata që votohen nga njerëzit dhe jo ata që caktohen nga kryetarët e partisë”/ Basha i vendosur: Lista të hapura! Ustallarët e vjetër të tranzicionit nuk kanë vullnet politik për ta ndryshuar Shqipërinë
Artikulli tjetërBasha: Kemi një plan, ne nuk do të vijmë me premtime demagogjike, ne do të vijmë me propozime dhe zgjidhje konkret