PD, Bejko: “Aleanca e Kullave”, pasi nuk ia doli të mbajë peng Reformën Zgjedhore, filloi të mashtrojë

“Dy njerëzit e interesuar, që Shqipëria të mos ndryshojë, janë Edi Rama dhe Sali Berisha. Dy njerëzit që kërkuan të bllokojmë Komisionin e Reformës Zgjedhore janë ata të dy.” – kështu shprehet në një prononcim nënkryetari i PD-së, Roland Bejko.

Bejko shprehet se “Aleanca e Kullave”, pasi nuk ia doli të mbajë peng Reformën Zgjedhore, filloi të mashtrojë, dezinformojë, duke u ndihmuar edhe nga zëdhënësit e tyre nëpër media.”

Zyrtari democrat thotë se “Sali Berisha duhet t’u thoshte shqiptarëve, pse është kundër listave të hapura, pse është kundër votës së emigrantëve, pse po kërkon të bllokojë Komisionin e Reformës Zgjedhore?!”

“Përrallat që ka dy vjet që u shet demokratëve, per t’i mbajtur si mburojë të halleve të tij, nuk kanë me asnjë vlerë. Shqiptarët duan të jenë, ata që vendosin për deputetin që duan, shqiptarët në Diasporë duan t’u garantohet vota,shqiptarët duan ndryshim të vërtet dhe kjo vjen duke ndryshuar sistemin zgjedhor, duke u dhënë pushtetin qytetarëve.” – përfundon Bejko.

Artikulli paraprakReforma zgjedhore, Sefa: PD kërkon një zonë elektorale, barazia e votës të jetë themeli
Artikulli tjetër50 milionë mesazhe për të “vrarë” Lulzim Bashën