PD, Bejko: Rasti i kryebashkiakut të Kuçovës, Edi Rama e ka shndërruar qeverisjen lokale në strehë të personave me precedentë penalë

Në një konferencë për mediat, nënkryetari i PD-së, Roland Bejko, ka denoncuar rastin e kryetarit të bashkisë Kuçovë, i cili ka qenë i dënuar në Greqi dhe e ka mbajtur të fshehtë, duke mos e deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

“Partia Demokratike këmbengul në pastrimin e qeverisjes nga keta persona përmes Ligjit te Dekriminalizimit dhe Vettingut në Politik.” – ka thënë Bejko

Më poshtë deklarata e plotë:

Ditën e djeshme mediat kanë raportuar për një dënim penal të dhënë nga gjykata e Janinës në Greqi ndaj Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, z.Kreshnik Hajdari.

Me këtë rast,Partia Demokratike shpreh edhe njëherë shqetësimin se Partia Socialiste ka promovuar prej vitesh persona me precedentë penalë në krye të instizucioneve shtetërore dhe sidomos bashkive.

Përveç mosdeklarimit sipas ligjit në deklaratën e dekriminalizimit, prej disa vitesh tashmë “spikasin” dhe disa kryetarë bashkish të tjerë të denuar apo të marrë nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe shperdorim detyre.

Edi Rama e ka shndërruar qeverisjen lokale në strehë të personave me precedentë penalë. Ndaj Partia Demokratike këmbengul prej vitesh në pastrimin e qeverisjes nga keta persona përmes Ligjit te Dekriminalizimit që si nismë e saj, ka qenë dhe është një histori suksesi, e që tashmë me iniciativën për Vettingun Politik që është dorëzuar nga Kryetari Lulzim Basha në Kuvendin e Shqipërisë, të quhet mission i përfunduar pastrami i politikës dhe institucioneve shtetërore nga të korruptuarit dhe bashkëpunëtorët e krimit.

Gara absurde mes mazhorances dhe disa prej deputeteve të opozitës se kush shkel më shumë ligjin, është një garë kundër interesit të qytetarëve.

U bëjmë thirrje partive parlamentare dhe deputetëve të Kuvendit të Shqiperisë që të ndahen njëherë e mirë nga praktikat e shkeljes së ligjit dhe të perkrahin ç’rrënjosjen e krimit dhe korrupsionit nga politika dhe qeverisja.

Vota për Vettingun Politik në Kuvend, është votë për një Shqipëri larg tranzicionit të stërzgjatur!

Exit mobile version