PD Berat: Rama po përgatit manipulimin e zgjedhjeve, presion votuesve për vendin e punës

Dega e Partisë Demokratike Berat ka denoncuar përpjekjet e kryeministrit Rama për të manipuluar dhe vjedhur zgjedhjet e 25 Prillit. Denoncimi është bërë nga kryetari i Degës së PD Berat, Gazmend Azizi.

Azizi shkruan në faqen e tij Facebook se, Rama nuk është orientuar vetëm në manipulimin e listave të zgjedhësve përmes zhvendosjes së votuesve në qendra votimi të ndryshme (brenda dhe jashtë rrethit të Beratit) por edhe në mundësinë për të votuar më shumë sesa një herë të personave të ndryshëm.

Sipas Azizit, Partia Socialiste po u bën presion për vendin e punës të gjithe punonjësve te administratës në çdo drejtori rajonale, në shkolla dhe kopshte.

Sipas Azizit, Partia Socialiste po u bën presion jo vetëm punonjësve por edhe qytetarëve që të votojnë PS-në, po mbledh karta identiteti etj.

Duke i bërë thirrje socialistëve që të heqin dorë nga prekja e votës pasi çdo akt dhe përpjekje për të ndryshuar vullnetin e popullit është vepër penale, deklaron se Dega e Partisë Demokratike Berat është duke dokumentuar çdo ankesë, prova dhe fakte që inplikojnë punonjësit e administratës publike në intimidimin e zgjedhësve beratas.

 

Exit mobile version