Partia Demokratike ka vendosur të nisë zyrtarisht fushatën në Tiranë më 18 prill, në Pallatin e Sportit Farije Hoti. Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, z.Roland Bejko nëpërmjet një statusi në rrjete sociale ka ftuar demokratët për të nisur së bashku misionin fisnik për shpëtimin e Tiranës nga oligarkia politiko-ekonomike nën sloganin “Frymëmarrje për Tiranën”.
Më poshtë statusi i kandidatit Roland Bejko.
Miq,
Ju ftoj të gjithëve në çeljen e fushatës ,datë 18 Prill, e Martë, në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti”. Partia Demokratike është gati për tu futur zyrtarisht në fushatë, dhe të arrijë një rezultat spektakolar në zgjedhjet e 14 Majit. Sot , bashkë me kryetarin Enkelejd Alibeaj, kryetarin e grupit të punës për hartimin e programit Mateo Spaho dhe kryesuesen e listës për Këshillin Bashkiak Enriketa Papa, prezantuam sloganin “Frymëmarrje për Tiranën”.
Ne do të trokasim në dyert dhe zemrat e çdo demokrati dhe shqiptari në Tiranë, për t’ju fituar besimin në 14 Maj.
Partia Demokratike është gati!
E ardhmja jonë politike u farkëtua sot!
Fitore!✌️✌️✌️
#VotoRolandBejko
#FrymemarrjeperTiranen
#FrymemarrjeperShqiperine #ZgjidhPartineDemokratike #Demokratëtjanëbashkë #EardhmjaështëPD