PD: Çfarë po fsheh Rama pas “kukullës” me emrin Sandër LLeshi

Gjithnjë dhe më e qartë po bëhet loja e Ramës me kukullën e tij të fundit në ministrinë e Brendshme. Partia Dermokratike ka reaguar nëpërmjet një deklarate të mesditën e sotme ndaj kembënguljes e së Edi Rames për të emëruar në detyren e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshin.
Deklarata e PD
‘Emërimi i figurës më të papërshtatshme për të drejtuar Ministrinë e Brendshme provon që Edi Ramës nuk i intereson lufta kundër krimit të organizuar, por mbrojtja e tij me çdo çmim’, thuhet në reagimin e PD.
Këmbëngulja e Edi Ramës për emërimin e Sandër Lleshit në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, konfirmon qëndrimin e opozitës se Rama e ka jetike kontrollin e plotë të Ministrisë së Brendshme.
Duke qenë vetë de facto Ministër i Brendshëm, Edi Rama ka më shumë mjete për të mbrojtur Olsi Ramën, Vangjush Dakon, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetaj dhe këdo tjetër anëtar të bandës së tij në pushtet.
Emërimi i figurës më të papërshtatshme për të drejtuar Ministrinë e Brendshme provon që Edi Ramës nuk i intereson lufta kundër krimit të organizuar, por mbrojtja e tij me çdo çmim.
Është fakt që deri më sot asnjë emërtesë e Edi Ramës në krye të Ministrisë së Brendshme nuk e ka luftuar krimin e organizuar, por ka bashkëpunuar dhe e ka mbrojtur atë me porosi direkte të Edi Ramës.
Edi Rama nuk mund ta luftojë Edi Ramën, prandaj i duhet një kukull si Sandër Lleshi për të mbrojtur veten dhe për t’i siguruar paprekshmëri krimit.

Artikulli paraprakPrap ky idiot!
Artikulli tjetërNdodhi edhe kjo, Rama sherr me qentë se nuk e linin të fliste