PD-Demokratët Euroatlantikë: E vetmja mënyrë për të mbyllur listat është bashkimi i votave mes Ramës dhe Berishës

Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë shprehen se e vetmja mënyrë për të mbyllur listat është bashkimi i votave mes Ramës dhe Berishës.

Në një reagimi në rrjetet sociale, Demokratët Euroatlantikë shprehen se Rama dhe Berisha nuk duan deputetë të dalë nga vota e drejtëpërdrejtë e qytetarëve, por kërkojnë kamikazë për të ngritur dorën në shërbim të klientelës së përbashkët dhe për t’i përdorur në luftën e tyre kundër SPAK.

Reagimi i plotë i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë:

E vetmja mënyrë për të mbyllur listat është bashkimi i votave mes Ramës dhe Berishës.

Edi Rama nuk i do listat e hapura, as nuk ka votat për t’i mbyllur ato. Prandaj i duhen votat e Berishës, për t’u hequr qytetarëve mundësinë të zgjedhin ata përfaqësuesit e tyre në Parlament.

Gjithçka tjetër është teatër.

Rama dhe Berisha nuk duan deputetë të dalë nga vota e drejtëpërdrejtë e qytetarëve, por kërkojnë kamikazë për të ngritur dorën në shërbim të klientelës së përbashkët dhe për t’i përdorur në luftën e tyre kundër SPAK.

Por ashtu siç gënjyen për amnistinë, me të cilën liruan të korruptuarit e Edi Ramës dhe lanë në burg protestuesit, ashtu po gënjejnë edhe sot për pazarin e radhës.

Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë i bën thirrrje deputetëve të dalë me vota opozitare, të mos bëhen pjesë e këtij pazari dhe t’i qëndrojnë zotimeve publike që kanë nënshkruar përpara shqiptarëve për një Reformë të vërtetë Zgjedhore, që u shërben shqiptarëve jo hallexhinjëve të SPAK!

Exit mobile version