• PD: Kjo gjuhë është zakon i vjetër i politikë shqiptare 33 vjecare dhe ne kërkojmë që ti jepet fund përdorimit te saj
• PD: I bëjmë thirrje forcave politike, liderve politik të përdorin një gjuhë dhe një retorikë të pranueshme brenda rregullave demokratike që përcakton një garë elektorale
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA
Partia Demokratike e Shqipërisë konstaton me keqardhje se gjuha e fushatës elektorale po shndërrohet nga politika në një gjuhë degraduese dhe fyese për të gjithë opinion publik shqiptar.
Një gjuhë e cila nuk i ka hije aspak garës politike demokratike dhe klimës së përgjithme në funksion të saj.
Kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama, në takimet e tij elektorale po përdor gjithmonë e më shumë një gjuhë ofenduese, turpëruese dhe lincuese ndaj kundërshtarëve politik dhe opozitës në tërësi.
Gjuha e përdalë e përdorur prej tij është e papranueshme dhe patolorueshem për një shoqë ri të civilizuar dhe që kërkon të bëjë pjesë në shoqëritë demokratike europiane.
Me një nivel fjalori të tillë , kryesministri i shqipërisë është duke u talluar me shoqërinë shqiptare dhe me opinionin publik në tërësi.
Kjo gjuhë është zakon i vjetër i politikë s shqiptare 33 vjecare dhe ne kërkojmë që ti jepet fund përdorimit te saj.
Fyerjet ndaj kundërshtarëve, fjalori banal dhe ofenduese nuk i shkojnë përshtat asnjë politikani dhe një shoqërie të civilizuar, aq me tepër në gojën e nje kyreminsitri.
Kjo gjuhë nxit urrejtjen, ofendimet dhe përcon mesazhe degraduese në shoqërinë shqiptare, dhe është shembulli më i keq që një kryeminsitër mund të jap.
Gjithashtu kërkojmë që të ndalohen publikimi i posterave politike me mesazhe dhe gjeste kundër etikës, kundër normave të pranuara të komunikimit dhe politikës, të cilët pë rcjellin dhe nxisinin në shqoërinë shqiptare fyerje, sharje, dhe shkelin kodet e sjelles së mirë .
Qëllimet politike nuk duhet të tjekalojnë asnjëherë etikën e komunikimit dhe normat e një shoqërie të civilizuar.
Bashkjetesa, komunikimi brenda normave, sjellja e mirë dhe toleranca janë parime të cilat ndihmojnë shoqëritë të empancipohen, ndihmojnë politikën të jetë në funksion të zhvillimit demokratik dhe ekonomik.
Çdo gjest apo fjalor kundër këtyre parimeve shkakton regres, prapambetje dhe një kilimë konfliktuale brenda shoqërisë shqiptare.
Prandaj i bëjmë thirrje forcave politike, liderve politik të përdorin një gjuhë dhe një retorikë të pranueshme brenda rregullave demokratike që përcakton një garë elektorale.