PD dënon aktin brutal kundër FRD-së: Ramën e ka kapur paniku i humbjes

Partia Demokratike ka reaguar pas përplasjeve që ndodhi mes policisë bashkiake dhe presidentit Ilir Meta në zyrat e FRD-së.

Përmes një deklarate për mediat PD-ja e ka dënuar këtë akt duke e cilësuar si një akt brutal dhe të urdhëruar nga Edi Rama për nxjerrjen nga selia të FRD-së që drejtohet nga Sali Shehu.

Sipas selisë blu Edi Rama është një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike dënon aktin brutal, të urdhëruar nga Edi Rama kundër partisë Fryma e Re Demokratike. Përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë.

Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët.

Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur. Në 25 prill, pushteti i tij autoritarist, shteti i tij policor do të marrë fund! Qytetarët do të votojnë për PD dhe koalicionin tonë për të sjellë ndryshimin!

Exit mobile version