PD dënon sulmin me tritol ndaj gazetarit në Lezhë, Vokshi: Dhuna ndaj medias frymëzohet nga Rama!

Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë pas sulmit me tritol kundër gazetarit të News 24 në Lezhë, Elidon Ndreka.

Atentati me tritol ndaj banesës së gazetarit është sulmi i radhës ndaj lirisë së medias. Si i tillë, ky është një akt i dënueshëm. PD kërkon zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarje të rëndë.

Për frymën dhunuese ndaj gazetarëve, PD bën përgjegjës Edi Ramën, i cili me sulmet e përditshme ndaj mediave dhe gazetarëve kritikë frymëzon krimin dhe zyrtarët e korruptuar të ngrenë dorën kundër gazetarëve.

Nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria ra 9 vende në Indeksin e Lirisë së Shqypit, duke u klasifikuar si vend problematik për lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve.

Pa gazetarë të lirë, nuk ka demokraci! Kush prek gazetarët, duhet të ndëshkohet!!

Partia Demokratike është në krah të gazetarëve për të mbrojtur lirinë e fjalës, e kërcënuar sot më shumë se kurrë!

Artikulli paraprakKush paguan kostot e studentëve?! Zhupa: Mësimi online në Universitete, prova e dështimit me menaxhimin e pandemisë
Artikulli tjetërReagimi i fortë i Doris Pack: BE të ndëshkojë Ramën, po mashtron Brukselin!