PD, deputetja Eralda Tase Bano: Buxheti i qeverisë për vitin 2024, është i mjerimit, i shkatërrimit dhe i denigrimit të plotë arsimit të lartë

Partia Demokratike ka vijuar të evidentojë problemet e buxhetit të qeverisë për vitin 2024.

Në një deklaratë për mediat, anëtarja e kryesisë dhe deputetja e PD-së, Eralda Tase Bano, ka thënë se ky është buxhet i mjerimit, i shkatërrimit dhe i denigrimit të plotë të arsimit të lartë.

 

Deklarata e plotë e deputetes demokrate:

Nxitim i marrë i mazhorancës për të kaluar projekt-buxhetin e vitit 2024.
Ky projekt-buxhet ka ardhur njëlloj i shkruar, si ai vitit të shkuar por me ulje drastike të shifrave të financimit në sektorin e arsimit.
Ja vlen të ripërsërimim zotimin e marrë nga qeveria që në mandatin e parë të saj, për një financim prej 5% të GDP, për sektorin e arsimit, e cila nuk është arritur kurrë. Ndërsa në vitin 2024, në tërësi sektori i arsimit do të shkoj vetëm 2.3% të GDP
Shifrat e financimit në arsimin e lartë, mbështetja për studentët, pedagogët dhe kërkuesit shkencor ka qenë në nivele mjaft të ulëta. Ne jemi vendi më i varfër me koston më të lartë të studimeve në fushën e Mjekësisë që ka ndonjë univeristet publik në Evropë. Po ju sjellim vetëm dy shembuj: Në Univeristetin e Mynihut tarifa vjetore është 250 euro, ndërsa në Francë vetëm 128 euro.
Në këtë buxhet nuk na thuhet sesa do të jetë paketa mbështetëse e pretenduar për studentët e Mjekësisë dhe të programeve prioritare. Nuk na thuhet përse u ndryshuan rregullat për dhënien e pagës bazë për studentët e sipërpërmendur?
Nuk na thuhet në këtë buxhet sesa do të jetë rritja e pagave të pedagogëve? Nuk është pasqyruar në këtë buxhet, sesi do të bëhet kontrolli i plagjaturave i premtuar dhe programuar që në 2018, me “Paktin për Universitetin”, kur do të kemi së paku një kampus universitar, sa laboratorë e biblioteka do të jenë në shërbim të pedagogëve, studentëve dhe kërkuesve shkencor?
Pra janë një seri pyetjesh e shumë të tjera, që nuk marrin asnjë përgjigje, nga ky projekt – buxhet, që ka ardhur i shkruar keq, pa asnjë përgjegjësi dhe që shumë pak gjëra konkrete gjen, pasi pjesa më e madhe e zërave ngjajnë thjesht me fjali propogandistike, dhe jo një shpjegim konkret se çfarë synohet të arrihet, si do të arrihet dhe kosto konkrete që për të përmbushur qëllimet që ka një projekt-buxhet, në një sektor kaq jetik, siç është arsimi. Ndërsa qindra miliona futen në xhepin e oligarkëve dhe në thesin e PPP-ve, arsimi mbetet sektori më i nënçmuar në financim.
Prandaj mund të themi me plotë gojën që, ky është buxheti i mjerimit, shkatërrimit dhe denigrimit të plotë arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, pasi qeveria kurrë nuk e ka patur dhe nuk e ka arsimin sektor prioritar.

Exit mobile version