PD dhe Lulzim Basha, shpresa e vetme e shpëtimit të Shqipërisë

Nga Naim Hasani

Partia Demokratike e Shqipërisë mblodhi Kuvendin Kombëtar, në një kohe shume të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot më shume se kurrë vendi ka nevoje për shprese dhe alternative qeverisëse, qe jo thjesht te këtë një ndërrim pushtetesh, por një alternative emergjente, shpëtimtare, patriotike dhe kombëtare, për një Shqipëri të re, për një Shqipëri vërtetë Europiane. Thirrja e studentëve sot pas 28 vitesh “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, është simboli i katastrofës ku e ka çuar vendin “Rilindja” dhe qeverisja nëpërmjet drogës, krimit dhe oligarkisë në Shqipëri.
Partia Demokratike dhe lideri i saj z. Lulzim Basha, ju shpalosin sot shqiptarëve, siç kane bere vazhdimisht këto 5 vite, alternativen qeverisëse, si shpresën e vetme të shpëtimit të Shqipërisë nga situata ku ndodhet sot, në mënyrë qe nesër ata studentë qe protestojnë dhe qe duhet të përkrahen nga të gjithë, të mos bëhen kontingjent i pashprese qe kërkon ti shtohet “diasporës” bashke me mbi 340,000 shqiptare të larguar 5 vitet e fundit, por të jene pararoje e një qeverisje model për SHUMICËN e ndershme dhe JO për PAKICËN qe nuk përfaqëson vullnetin e lire të tyre.
Sot ky Kuvend përcjell shpresën, ringritjen dhe alternativen për atdheun tone. Ne, diaspora shqiptare, ne Britani e kudo ndodhemi, po ndjekim më shume shqetësim dhe shprese situatën në Shqipëri.
Socialiste, demokrate, me dhe pa parti, por qe në zemër kemi interesin Kombëtar, jemi aksionere të drejtpërdrejtë të Shqipërisë duke kontribuar në përmirësimin e jetesës se familjareve, fqinjëve, bashkëfshatarëve, bashkëqytetarëve, vendit dhe kombit tone. Koha e ringritjes kombëtare po afron dhe Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Kryeministrin e ardhshëm z. Lulzim Basha dhe të gjithë ata qe në shpirt e zemër kane interesin dhe fatet e kombit tone, do ti prijnë një ndryshimi vërtet historik qe do të filloje nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa “Rilindjen”, ku çdo qytetar i lire të shprehe vullnetin e tij të lire, ku vota e tyre të mos behet objekt i “tregtisë makabre” me shitje e blerje të dinjitetit në demokraci.
Në këtë kuadër edhe vota e shqiptarëve në diaspore do të kontribuonte direkt në një ndryshim rrënjësor të demokracisë ne Shqipëri, sepse ajo as nuk mund të blihet e as nuk mund të shitet. Vendi ku jetojmë na dha neve, atë qe kurrë nuk na e beri të mundur vendi ynë i origjinës, edhe pse jemi të njëjtët njerëz dhe për këtë neve qe jetojmë këtu jemi krenar dhe i jemi mirënjohës qeverive Britanike të çdo krahu, qe na hapen dyert dhe u inkuadruam si qytetare më të drejta te plota, në një shoqëri model dhe multietnike. Është koha qe të gjithë se bashku më kontributin e çdo shqiptari të ndershëm, të bëjmë realitet me në fund enderren e studentëve të 90-se dhe atyre qe protestojnë sot “E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA”! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët.!
Autori është me profesion avokat dhe kreu i degës së PD, Britani e Madhe

Exit mobile version