Partia Demokratike vijon të mos bëhet pjesë e dhunës dhe e kaosit, duke mbajtur një distancë higjenike.
Pavarësisht kësaj, çdo ditë deputetët e PD-së kanë denoncuar problemet e projekt-buxhetit të qeverisë për vitin 2024 dhe kanë bërë amendamentet e tyre.
Në një dalje nga selia e Partisë Demokratike, sekretari për programin, deputeti Arbi Agalliu, ka thënë se shqiptarët e kanë kuptuar se kush janë ata që vetë e ndezin dhe vetë e fikin zjarrin në Parlament, sepse kanë halle personale me drejtësinë dhe SPAK-un.
“Ndërsa disa të tjerë, – ka vijuar më tej Agalliu, – përfitojnë për të kaluar në vetëm 10 minuta dhe pa asnje diskutim, project-buxhetin për vitin 2024.”
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, SEKRETARI PËR PROGRAMIN DHE DEPUTETI ARBI AGALLIU
Sot parlamenti i Shqipërisë do duhej të zhvillonte seancën më të rëndësishme të këtij viti.
Sot në Parlamentin e Shqipërisë do duhej të diskutehej mbi projektbuxhetin.
Të diskutohej mbi shpenzimet marramendëse të kësaj qeverie ku shumica e tyre shkojnë për PPP e koncesione korruptive dhe aspak për hallet dhe problemet reale të qytetareve.
Sot në parlamentin e Shqipërisë nuk u kuptua kush e ndizte flakën e kush e fikte flakën.
Në të vërtetë, shqiptarët tashmë e kanë kuptuar qartë se vetë e ndezin e vet e fikin, sepse disa kanë halle e probleme personale me drejtësine, sidomos me SPAKUN, e disa të tjere përfitojnë për të kaluar në vetëm 10 minuta dhe pa asnje diskutim, projekt buxhetin për vitin 2024.
Janë rreth 7 miliard euro të cilat janë parashikuar të shpenzohen në 2024. Asnjë hapsirë e lejuar në seancë plenare dhe në komisione parlamentare për të diskutuar lidhur me këto shpenzime. Arsyeja është e qartë se kush e pengon dhe se kush i jep oksigjen kujt. Një skenar i përbashkët bllokimi.
Partia Demokratike, distancohet fort nga dhuna dhe bojkoti.
Partia Demokratike vijon në shërbim të qytetarëve, jo vetëm me dorëzimin e amendamenteve por edhe me denoncimin çdo ditë të këtij buxheti klientelist.