Në një postim në rrjetin social facebook, kreu i PD, Lulzim Basha, ka ndarë foto nga aktiviteti i sotëm, i organizuar nga Forumi i Gruas në PD, në bashkëpunim me WDF dhw NDI.
“Prandaj Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur për t’i dhënë grave dhe vajzave hapësira në çdo drejtim, duke e bërë zërin dhe shqetësimin e tyre të mishëruar në programin e saj elektoral.” – shkruan kreu i PD, Basha.
Më poshtë postimi i plotë:
Ishte kënaqësi për mua të merrja pjesë në prezantimin e Shkollës Politike “Sabiha Kasimati”, një tryezë e zhvilluar nga Forumi i Gruas në Partinë Demokratike në bashkëpunim me WDF (Westminster Foundation for Democracy) dhe NDI (National Democratic Institution).
Unë e di që ditët që kalojmë janë shumë të vështira për gruan. Ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë. Zëri i gruas është më i besueshëm, se është dhe zëri i sakrificës më të madhe, është ajo që ashtu si për familjen e di kush është e mira, apo e keqja edhe për Shqipërinë e njëjta gjë.
Prandaj Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur për t’i dhënë grave dhe vajzave hapësira në çdo drejtim, duke e bërë zërin dhe shqetësimin e tyre të mishëruar në programin e saj elektoral.