Partia Demokratike i është drejtuar Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ku shpreh shqetësimin për mungesën e vullnetit nga ana e mazhorancës për oraganet e reja të Vettingut dhe përpjekjen e qeverisë për të kapur procesin. Përmes një letre, Kryetari i Grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho i ka kërkuar drejtueses së ONM, Genoveva Ruiz Calavera ndërhyrjen e ONM që të ketë qëndrime aktive edhe gjatë fazës së zbatimit, duke mbajtur nën kontroll veprimet tendencioze të qeverisë për të ndërhyrë dhe diktuar procesin e vettingut. PD ka argumentuar se çdo mungesë vëmendje apo reagimi nga ana e ONM, duke lejuar ndërhyrjen e qeverisë në procesin e vettingut, në çdo drejtim, do të cënonte rëndë jo vetëm rezultatet e procesit, por edhe besimin e qytetarëve shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në organet e reja të sistemit të drejtësisë që priten të krijohen nga ky proces jetik për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane. PD tërheq vëmendjen e ONM në lidhje me shkurtimin e numrit të punonjësve të Vettingut me 40 për qind, e cila sipas tij cenon që në nisje këtë proces. Spaho i bën të ditur Calaverës se me ndryshimet e miratuara, po cenohen efikasiteti i punës së organeve të pavarura kushtetuese, të ngarkuara me detyrën e realizimit të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Marrja përsipër nga ana e Kuvendit, që të strukturojë organet e pavarura kushtetuese, duke ulur me 40 për qind numrin e punonjësve të kërkuar prej tyre, është pa asnjë dyshim cenim i parimit kushtetues të pavarësisë organizative/funksionale të këtyre organeve. Nga ana tjetër, Spaho i bën të ditur gjithashtu se mungesa e mbështetjes me burimet e mjaftueshme njerëzore do të sillte vënien përpara faktit të kryer të organeve të vettingut, nëpërmjet informacioneve të përgatitura nga institucionet e treta nën varësinë apo ndikimin e qeverisë, të cilat do të ishin të pamundura të verifikoheshin nëse ka mungesa të burimeve të nevojshme njerëzore.
Kryesore
Continue to the category“Vota juaj s’duhet të përdoret për të shpëtuar Ilir Metën nga...
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka publikuar një video-mesazh drejtuar demokratëve të zhgënjyer, ku shprehet se idealet e Partisë Demokratike po përdoren...