Sekretari i Burimeve Njerëzore në PD, Endri Hasa, gjatë një takimi me shqiptarë në Greqi, u ka prezantuar atyre nismën e Partisë Demokratike: T’u kthejmë votën, një drejtë e mohuar për shqiptarët që jetojnë jashtë
Në një postim, në rrjetin social facebook, Hasa shkruan:
“Kënaqësi të bashkëbisedoja në Athinë me kryesinë e degës Greqi dhe grupet e punës përgjegjës pë riorganizimin e degës.
Bashkatdhetarët tanë që me shumë sakrifica kanë ngritur jetë e tyre këtu dhe që japin gjithmonë një kontribut të çmuar për Shqipërinë ju është mohuar gjithmonë e drejta e votës dhe duan të jenë një orë e më parë pjesë e vendimarrjes për fatet e vëndit të tyre.
Me propozimin e Partisë Demokratike për votën e diasporës, ne u kthejmë te gjithë shtetasve shqiptarë me qëndrim jashtë Shqipërisë, të drejtën e tyre kushtetuese të zgjedhjes së përfaqësuesve në Kuvend.
Listat e hapura fuqizojnë votën e tyre duke i dhënë mundësinë të zgjedhin drejtpërdrejtë deputetin që duan dhe që u shërben qytetarëve.”