Në një postim në profilin e saj në rrjetin social facebook, anëtarja e PD-së në Këshillin Bashkiak Tiranë, profesoresha e njohur Enriketa Papa, ngre disa pikëpyetje mbi arsyen e prishjes së ndërtesës së ish-kinema “Dajtit”, sot qendra “Ten”.
Papa thotë se, sipas Bashkisë Tiranë, është argumentuar se vlera e rikonstruksionit është më e madhe se e shembjes, duke e bazuar argumentin e saj në Nenin 35 të Aktit Normatik dhe se këtë vlerë të dytë ia ka konfirmuar dhe shkresa e drejtorit të Institutit të Ndërtimit me një shkresë oponence teknike.
Pyetjet që ngre anëtarja e PD në Këshillin Bashkiak janë:
Çdo bëhet me dy pallatet, mes të cilave është vendosur ish-kinema “Dajti”?
A janë dëmtuar edhe ato pallate nga termeti i 26.11.2019?
Bashkia do të rindërtojë një ndërtesë njëkatëshe mes dy pallateve, sië ka qenë ndërtesa e ish -kinema Dajtit?
Pse Bashkia Tirane në relacionin për prishjen e godinës, jep edhe firmat që do të realizojnë prishjen e saj, firmat Pepa shpk, për të zbatuar prishjen e ndërtesës, me të cilën paska nënshkruar kontratë sipërmarrjeje, më 20.3.2023. Dhe ky zbatim do të mbikëqyret nga firma Tower shpk, sipas kontratës së 15.2.2023.
Për çfarë janë kontraktuar këto firma, që një vit më parë?
Më poshtë postimi i plotë i profesoreshës Enriketa Papa:
Ne mbledhjen e javes qe vjen te Keshillit Bashkiak te Tiranes, do te diskutohet/vendoset per shembjen e „Qendres Ten“, ish kinema Dajti, ne Rrugen „Myslim Shyri“.
Ajo qe bie ne sy nga relacioni shoqerues i projekt-vendimit eshte fakti, qe kjo godine mes dy pallateve, pershkruhet si e demtuar nga termeti i 26 nentorit 2019, dhe ndaj duhet shembur.
Ne raport jepet dhe ekspertiza e bere nga Instituti i Ndertimit me 28.11.2019 te nenshkruar nga ish drejtori, Hysenlliu, qe rekomandon rikonstruksionin e godines. Nga studimi i dokumentacionit teknik i akt ekspertizes se thelluar u konkludua, se „struktura e objektit duhej te riaftesohej, pershtatej dhe permisohej“.
Akt ekspertiza e thelluar iu dha per oponence firmes „Taulant shpk“, e cila rekomandoi perforcimin duke dhene dhe nje preventiv prej 22,916,000 leke me tvsh.
Por ne relacion permendet se kjo vlere e krahasuar me vleren totale te ndertimit te objektit nga e para, duke ju referuar kostove te ndertimit ne treg eshte e barabarte me: 10,597,290 leke.
Pra si perfundim, drejtoret dhe specialistet e Bashkise Tirane, konkludojne relacionin, duke theksuar se „mund te themi se akt ekspertiza per objektin „Qendra Rinore Ten“, Tirane, eshte e detajuar dhe e bazuar ne studime, prova laboratorike dhe analiza strukturore te plota. Gjithashtu oponenca teknike e akt ekspertizes se thelluar ka dale ne perfundimin se: „Nga analiza e kesaj ekspertize dhe vleres se punimeve te rikonstruksionit, dhe perforcimit, dalim ne perfundimin qe godina e vjeter e ish kinemase se objektit „Qendra Rinore Ten“. Rruga „Myslym Shyri“, Bashkia Tirane duhet te prishet dhe tw ndertohet nga e para.“
Pra arsyeja e shembjes, sipas Bashkise Tirane, eshte argumenti se vlera e rikonstruksionit eshte me e madhe se e shembjes. Bashkia e bazon argumentimin ne nenin 35, te Akt normativ, dhe se kete vlere te dyte ia ka konfirmuar dhe shkresa e derguar me 29.5.2021 drejtori aktual i Institutit te Ndertimit, me nje shkrese oponence teknike.
Cdo behet me dy pallatet, mes te cilave eshte vendosur ish kinema Dajti?
A jane demtuar edhe ato pallate nga Termeti i 26.11.2019?
Bashkia do te rindertoje nje ndertese nje kateshe mes dy pallateve, sic ka qene ndertesa e ish kinema Dajtit?
Pse Bashkia Tirane ne relacionin per prishjen e godines, jep edhe firmat qe do te realizojne prishjen e saj, firmat Pepa shpk, per te zbatuar prishjen e nderteses, me te cilen paska nenshkruar kontrate sipermarrjeje, me 20.3.2023. Dhe ky zbatim do te mbikqyret nga firma Tower shpk, sipas kontrates se 15.2.2023.
Per cfare jane kontraktuar keto firma, qe nje vit me pare?