PD euroatlantike e Bashës bën rekurs vendimin e Apelit, zbulohet dokumenti

Ashtu siç kishte paralajmëruar, grupimi i Lulzim Bashës ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit që i kaloi logon dhe vulën e PD Sali Berishës dhe komisionit të Rithemelimit.
Që pas zbardhjes së vendimit, ishte njoftuar një nismë e tillë, e cila, sipas Bashës dhe mbështetësve të tij, do ta përmbysë situatën dhe realitetin, për shkak të veprimit të padrejtë të Apelit.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit nuk mori në konsideratë rekomandimin e Gjykatës së Lartë për ta trajtuar në themel çështjen e PD, duke lënë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit, çka është një shkelje e rëndë e kësaj gjykate.

Apeli do duhej ta kishte trajtuar çështjen e PD në themel të saj, duke filluar nga çdo procedurë e ndjekur antiligjore dhe antistatuore e Berishës dhe mbështetësve të tij.
Ironike është se dy nga tre gjyqtarët e Apelit që i dhanë vulën Berishës, ishin sulmuar prej tij nominalisht si njerëz të pushtetit dhe të Edi Ramës.
Është e qartë se kujt i ka interesuar më së shumti që PD t’i kalojë Sali Berishës.
Ndaj ky rekurs ka një vlerë për PD dhe për opozitën shqiptare

WhatsApp Image 2024 07 23 at 16.04.51

Artikulli paraprakGjasula kujton golin me Kroacinë: 25 minuta magjike, ja pse mbeta në Gjermani
Artikulli tjetërShefja e Shërbimit Sekret në SHBA jep dorëheqjen pas atentatit ndaj Donald Trump