PD Euroatlantike në mbështetje të banorëve, Sabah Sheta: Vijojmë protestat te rrethrrotullimi i Thumanës

Kryetari i PD Euroatlantike, dega Krujë, Sabah Sheta, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social facebook, i ka bërë thirrje banorëve të Krujës dhe Fushë-Krujës që të vijojnë protestën kundër izolimit të këtyre zonave nga rruga Thumanë-Kashar.

Sheta ka falënderuar pjesëmarrësit dhe u ka bërë thirrje deputetëve të parlamentit të mbështesin votuesit e tyre.

Gjithashtu, ai ka njoftuar vijimin e protestës ditën e premte sërish tek ish-rrethrrotullimi i Thumanës në ora 18:00.

Vlen të përmendet se deri më sot protestën e këtyre banorëve e kanë mbështetur vetëm deputetet Andia Ulliri dhe Merita Bakiu.

Më poshtë postimi i plotë i Sabah Shetës:

Izolimi i Krujës nga Thumanë-Kashar, vijojmë protestat. Të premten ora 18:00 sërish tek ish rrethrrotullimi i Thumanës

Sot kam sërish falënderime nga thellësia e zemrës për qytetarët e Krujës, Fushë -Krujës Niklës, Cudhisë, Bubqit dhe Thumanës që iu përgjigjien thirrjes për të protestuar nga izolimi që na kë bërë rruga Thumanë-Kashar.
Të nderuar vëllezër krutanë, le të vazhdojmë përpjekjet tona të drejta, le të protestojmë ndaj kësaj padrejtësie që na kanë bërë institucionet shtetërore si dhe firma koncesionare.
Jemi në të drejtën tonë, e kemi kërkuar zgjidhjen ende pa përfunduar rruga që nga transparenca për projektin deri tek përgjigjia kokëfortë e qeverisë që na u dha dhe mosmarrja parasysh e daljes nga aksi i kësaj rruge ku izolohen mijëra biznese dhe 85 mijë banorë!
Vëllezërit e mi krutanë! Të vazhdojmë qëndresën tonë derisa e drejta të vihet në vend.
Ju bëj thirrje edhe njëherë të gjithëve që të vëmë Krujën të parën e të detyrojmë qeverinë dhe Gener 2 t’i japin zgjidhje problemit tonë. Ne nuk duhet të shkojmë deri në Kashar dhe të paguajmë për të ardhur në shtëpitë tona!
Ju bëj thirrje deputetëve të opozitës që sot nuk ishin në protestë, të lënë mënjanën interesat e vogla meskine dhe tu dalin zot halleve të krutanëve.
E njëjta thirrje vjen dhe për deputetët e mazhorancës si dhe drejtuesit vendorë që të lënë mënjanë interesin politik dhe të bashkohen për Krujën.
Ftoj mediat të jenë në krahun qytetar. Të na bashkohen dhe jenë zëdhënëset e halleve të krutanëve dhe jo oligarkisë politike dhe ekonomike të Tiranës!
Ne do të vijojmë protestat. Të premten ora 18:00 shihemi sërish tek ish rreth rrotullimi i Thumanës.

Exit mobile version