PD, gadi për zgjedhje, kundër “coup d’état”!

Nga Qamil Gjyrezi

“In national elections, successful electoral fraud can have the effect of a coup d’état or corruption of democracy”. Në zgjedhjet kombëtare, mashtrimi i suksesshëm zgjedhor mund të ketë efektin e një “grushti shteti ose korrupsioni të demokracisë.

Blerja e votës në vitin 2017 nga Edi Rama me mbështetësit e tij ishte një fatkeqsi kombëtare. Vota e blerë me paratë e narko-trafikut ka dëmtuar rëndë demokracinë në Shqipëri!

Vende në Amerikën Latine që mbajnë ekonomitë e tyre me paratë e drogës, janë shtete tipike, që “lejojnë blerjen” e votës me paratë e narko-trafikut! Lulzim Basha u shpreh në një intervistë për Vizion Plus se: “P.D. është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme që nesër.

Kushti i vetëm i opozitës, për të cilën kemi bërë një betejë, është që shqiptarëve t’u garantohet liria e votës”. Beteja për lirinë e votës së blerë në 2017 është beteja për të ardhmen e demokracisë dhe largimin e neo-diktaturës! Rilindja autokrate e oligarkëve krijoi me qëllim imazhin e gabuar se shqiptarët shiten dhe blihen!

Nëpërmjet këtij imazhi Edi Rama donte të blinte edhe mandatin e vitit 2021. Rilindja dhe Edi Rama janë armiqtë e votës së lire, duke blerë zgjedhjet kombëtare të vitit 2017.

Përsëri Edi Rama pregatit disa “grupe të strukturuara kriminale” në qarqet e Shqipërisë për të blerë votën e lirë! Por mendoj se me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe vetë demokratët me të gjithë njerëzit që duan kthimin e demokracisë në vend dhe largimin e kësaj qeverie do të organizohen në mbrojtje të votës së lirë për të ardhmen e fëmijëve të tyre!

Votimi është një metodë për të marrë një vendim kolektiv ose për të shprehur një mendim zakonisht pas fushatave zgjedhore. Demokracitë zgjedhin përfaqësuesit e tyre kombëtar duke votuar të lirë.

Blerja e votës është mashtimi elektoral. Mashtrimi elektoral është mashtrim zgjedhor ose manipulim votash. Mashtrimi elektoral është ndërhyrje e paligjshme në procesin e një zgjedhjeje. Mashtimi zgjedhor rrit pjesën e votave të kandidatit të favorizuar, duke depresionuar pjesën e votave të kandidatëve rivalë, ose të dyve ose duke i blerë votat.

Mashtrimi elektoral dhe blerja e votave ndryshon nga një vend në tjetrin. Narkoshteti është modeli tipik i mashtrimit elektoral, blerjes së votës dhe narko-votës. Shembull tipik në Europë dhe Ballkan është Edi Rama dhe Rilindja! Shumë lloje të mashtrimeve zgjedhore janë të jashtëligjshëm në legjislacionin zgjedhor, siç janë ato që ndalojnë sulmet, ngacmimet ose blerjen e votës.

Në zgjedhjet kombëtare mashtrimi zgjedhor ka efektin e një “grusht shteti” ose korrupsioni të demokracisë dhe zvogëlon besimin e votuesve për demokracinë. P.D. dhe Kryetari Lulzim Basha për të penguar mashtrimin elektoral, kërkojnë publikisht që:

1.”Edi Rama t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sipas kushteve të Bundestagut”! 2.”Vendit i duhet një qeveri kujdestare për zgjedhjet, sic e ka në Kushtetutë edhe Maqedonia e Veriut”!

PD do të rrëzojë autokratin e fundit në Ballkan Edi Ramën dhe do të vendosi demokracinë në vend! Në këtë kontekst zgjedhjet e lira dhe të ndershme sipas kushteve të Bundestagut dhe një qeveri kujdestare për zgjedhjet, sic e ka në Kushtetutë edhe Maqedonia e Veriut, janë zgjidhja e vetme për situatën politike dhe sociale të rënduar që po kalon Shqipëria!

Zgjedhjet e lira sjellin demokracinë në vend dhe janë kundër blerjes së votës me paratë e narko-trafikut të qeverive!

Exit mobile version