PD gati në çdo kohë të përballet dhe të fitojë në zgjedhje të lira e të ndershme

Sekretari Organizativ i PD, Sahit Dollapi tha se, strukturat e Partisë Demokratike janë gati të përballen në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale dhe t’i fitojnë ato në kushte të barabarta loje me kundërshtarin politik. Zoti Dollapi e bëri këtë vlerësim gjatë një interviste me Alfons Zenelin në Shijak TV, ku vuri në dukje se muaji gusht nuk ishte një periudhë pushimesh për demokratët, por muaji i një pune voluminoze për të forcuar fizionimë elektorale të Partisë Demokratike.

“PD ka një strukturë gjigande me 71 degë brenda vendit, 6 degë jashtë vendit, 872 grupseksione dhe mbi 5700 seksione, që korrespondojnë me qendrat e votimit dhe ku është bërë një lunë kolosale për një organizim më të mirë, për identifikimin e çdo resursi dhe aktivizinin në çdo kohë për përballjen elektorale. Qëllimi kryesor i kësaj pune të jashtëzakonshme është përgatitja e partisë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë. Në synojmë që këto të jenë zgjedhje të lira e të ndershme, ku përballja të jetë për alternativën më të mirë dhe jo për të fortin, kriminelin apo banditin e rradhës”, u shpreh Sahit Dollapi.

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike theksoi se forca më e madhe e opozitës ka detyrimin për të sjellë në qeverisje njerëz të pastër, që i shërbejnë vendit dhe jo interesave personalë apo, akoma më keq, interesave kriminalë. “Për ta arritur tek zgjedhjet e lira e të ndershme duhet dekriminalizimi i politikës nga të emëruarit e krimit dhe nga të korruptuarit, tha Sahit Dollapi, i cili vleresoi se është shumë e rëndësishme edhe për rininë që të drejtohen nga një qeveri që ka të parin interesin e tyre. “Dua të sjell në vëmendje se përveç të rinjve që shkollohen dhe lunojnë këtu, janë me mijëra të rinjtë që po shkollohen jashtë vendit dhe ata duan njerëz të pastër më drejtimin e vendit, duan që qeveritarët të punojnë në interes të tyre duke iu përgjigjur edukimit perëndimor që ata marrin jashtë vendit”, tha zoti Dollapi.

Duke iu referuar edhe raportit të OSBE/ODIHR-it, Sekretari Organizativ i PD, theksoi se zgjidhja e vetme që vendi të mos shkojë drejt humnerës ekonomike dhe politike janë zgjedhjet e mira e të ndershme. “Kjo qeveri, që i ka bërë vendit dëme të mëdha, duhet të marrë fund. Vendi ka nevojë jetike për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, që t’u garantojë shqiptarëve të drejtën themelore për të zgjedhur vetë qe qerinë që duan. Në çdo kohë që kjo të vijë, PD dhe strukturat e saj janë gati të ndezin motorrët e fitores”, theksoi Sekretari Organizatov i PD, Sahit Dollapi.

 

Artikulli paraprakCourrier des Balkans: Raport i tmerrshëm i OSBE/ODIHR, në Shqipëri ka rënë demokracia
Artikulli tjetërPD i kërkon Prokurorisë përgjigje për 3 pyetje kyçe për çështjen Kajmaku