PD, Jupi: Anulohet projekti i restaurimit të Kompleksit “Dajti”, në vend të tij një Kullë

Në një reagim në profilin e saj në rrjetin social facebook, anëtarja e kryesisë së PD, Taulanda Jupi, shprehet se Bashkia Tirana ka anuluar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar projektin për restaurimin e Kompleksit sportiv “Dajti” dhe, në vend të tij, do të ndërtojë një Kullë.

“Vendimi për të ndërtuar në vend të komleksit një kullë, është një vendim i marrë në mungesë të plotë të transparencës, pa asnje konsultim dhe dëgjesë me banorët e zonës e cila është një nga njësitë administrative me dendësinë më të madhe të popullsisë në Tiranë, një nga zonat me cilësinë më të ndotur të ajrit, jashtë normave akustike e mjedisore dhe zonë me një trafik tejet të rënduar.” – shkruan Jupi.  

FB IMG 1704984886007

“Ky është Erjon Veliaj, – vijon më tej ajo, – që në emër të zhvillimit e ka kthyer Tiranën në kryeqytetin që ka humbur nën milona metra katror ndërtime pa kriter, në një qytet që nuk reflekton histori dhe qytetërim, por babëzinë e një grupi njerëzish për të gllabëruar çdo metër katror e për ta shndërruar në beton, ku murosin pa dhimbje çdo gjë të vlefshme që ka mbetur në këtë qytet.”

Më poshtë i plotë reagimi i anëtares së kryesisë së PD, Taulanda Jupit:

Bashkia Tiranë ka anulluar në fund të dhjetorit 2023  projektin për restaurimin e Kompleksit “Dajti” i cili ishte një hapësirë ku gjithmonë stërviteshin, luanin fëmijët e Njësisë Administrative Nr.7 dhe njësive rrotull saj. Kjo hapësirë sportive ka qenë jo vetëm një kënd argëtimi për sportdashësit e moshave të ndryshme, por edhe një pol i rëndësishëm ku rriteshin dhe zhvilloheshin talentet e reja në futbollin kryeqytetas për moshat U7, U9 dhe më tej. 

Kryetari i saj Erjon Veliaj më 23/11/2022, ju premtoi banorëve të kësaj njësie pikërisht disa muaj përpara zgjedhjeve restaurimin dhe ndertimin e një qendre sportive me standarte europiane në shërbim të tyre. 

Vendimi për të ndërtuar në vend të komleksit një kullë, është një vendim i marrë në mungesë të plotë të transparencës, pa asnje konsultim dhe dëgjesë me banorët e zonës e cila është një nga njësitë administrative me dendësinë më të madhe të popullsisë në Tiranë, një nga zonat me cilësinë më të ndotur të ajrit, jashtë normave akustike e mjedisore dhe zonë me një trafik tejet të rënduar. 

Në mandatin e tretë të në krye të Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj nuk ka hartuar strategji se si të ndryshoje e përmirësojë cilësinë e jetesës së qytetarëve, si të shtojë këndet sportive dhe hapsirat e gjelbëruara, si të lehtësojë trafikun duke parë mundësinë e hapjes së rrugëve të reja. 

E vetmja gjë që ju ka ofruar qytetarëve të kësaj njësie ështe propaganda dhe premtimet e pambajtura!

Ky është Erjon Veliaj që në emër të zhvillimit e ka kthyer Tiranën në kryeqytetin që ka humbur nën milona metra katror ndërtime pa kriter, në një qytet që nuk reflekton histori dhe qytetërim, por babëzinë e një grupi njerëzish për të gllabëruar çdo metër katror e për ta shndërruar në beton, ku murosin pa dhimbje çdo gjë të vlefshme që ka mbetur në këtë qytet.

Exit mobile version