PD, Jupi: Rishikojmë dhe ashpërsojmë kornizën ligjore në lidhje me dhunën online

Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ku një grua u vetëvra si pasojë e presioneve në rrjetet sociale, ka reaguar anëtarja e kryesisë së PD, Taulanda Jupi.

Për Jupin, ky është dështim i sistemit të shërbimit social dhe duhet të rishikohet korniza ligjore në lidhje me dhunën online, dhunë prej së cilës vuajnë 41% e grave shqiptare aktive në internet

Më poshtë postimi i plotë i Taulanda Jupit:

Një grua e gjendur nën presionin psikologjik të dhunës dhe denigrimit të saj personal në rrjetet sociale, e gjendur pa mbrojtje, pa mbështetje, pa rrugëzgjidhje dhe pavëmendje , zgjodhi t’i japi fund jetës së saj.

DËSHTIM – Ky është portretizimi më i drejtë i sistemit tonë të shërbimit social në mbrojtjen nga dhuna sistematike vajzat dhe gratë, veçanërisht nga dhuna, kërcënimi, bulluzimi në rrjetet sociale

Së pari nxis të gjithë organet ligjzbatuese për një hetim të shpejtë të kësaj ngjarje të rëndë.

Së dyti duhet menjëherë të rishikojmë dhe ashpërsojmë kornizën ligjore në lidhje me dhunën online, dhunë prej së cilës vuajnë 41% e grave shqiptare aktive në internet.

Duhet patjetër të reagojmë përpara se një grua apo vajzë tjetër të bëhet viktimë.

FB IMG 1704529838780

Exit mobile version