Lidhur me dëmtimi e trashëgimisë kulturore në qytetin e Durrësit, ka reaguar në një status në profilin e saj në rrjetin social facebook, anëtarja e kryesisë së PD-së, Taulanda Jupi.
Jupi shprehet se një gjë e tillë “tregon edhe njëherë institucionet përgjegjës që nga Ministria e Kulturës ( e cila për fat të keq sot nuk ekziston më), agjensitë e kontrollit të territorit, institucionet e drejtësisë dështojnë vazhdimisht të mbrojnë monumente të rëndësishme të trashëgimisë së kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Kjo nuk është thjesht neglizhencë, kjo është mungesë vullneti dhe vizioni për të ruajtuar e mbrojtur trashëgiminë tonë të kulturës”.
Më poshtë reagimi i plotë i Jupit:
“Muret e Portës” në Durrës u përfshinë në listën paraprake të “7 Monumenteve më të Rrezikuara” për 2024, nga organizata Europa Nostra, duke bërë këtë Monument Kulture të Kat.l , të katërtin në radhë që prej vitit 2020 për të cilët organizmat europianë për mbrojtjen e vlerave dhe trashëgimin e kulturës kërkojnë mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre nga shkatërrimi.
Kjo tregon edhe njëherë institucionet përgjegjës që nga Ministria e Kulturës ( e cila për fat të keq sot nuk ekziston më), agjensitë e kontrollit të territorit, institucionet e drejtësisë dështojnë vazhdimisht të mbrojnë monumente të rëndësishme të trashëgimisë së kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.
Kjo nuk është thjesht neglizhencë, kjo është mungesë vullneti dhe vizioni për të ruajtuar e mbrojtur trashëgiminë tonë të kulturës.
Pjesë të rëndësishme të këtij monumenti antik janë dëmtuar totalisht nga punimet e kryera pa monitorim arkeologjik, ndërsa e gjithë pjesa e mbetur e monumentit është kthyer prej kohësh në parkim dhe shesh magazinimi për portin e ri të mallrave dhe hidrokarbureve.
Ndër monumentet e rrezikuara ndër vite përmendim: Teatrin Kombtar, Kishat post bizantine në Voskopojë e Vithkuqi, dhe Urën e Zogut në Mat.
Qendra Amfora dhe expertet i janë drejtuar këtë herë “Europa Nostra” si përfaqësuese të zërit të qytetarëve të Durrësit në mbrojtje të siteve të trashëgimisë sonë të kulturës, historise e identitetit tonë kombëtar.