Partia Demokratike ka depozituar sot kallëzimin penal për projektin e Unazës së Re. Padia u depozitua nga ish-deputeti Klevis Balliu dhe Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata.
Ish-deputeti Klevis Balliu në një dalje për mediat tha se prokurori duhet të nisë menjëherë hetimet për çështjen dhe të pezullojë punimet në zonë.
“Sot bëmë kallëzimin penal për genocidin te Unaza e re. Ky projekt ka për qëllim vjedhjen, kullat dhe jo rrugën. Të gjitha aferat korruptive dhe shkeljet e kësaj qeveria sot janë faktuar. Prokuroria të nisë hetimet dhe të pezullojë punimet te Unaza e re. Këtu bëhet fjalë për jetë njerëzish. Menjëherë të nisin veprimet nga prokuroria”, tha Balliu.
“Si ka mundësi që kompania, që është aktualisht në hetim te loti 2, ka fituar tenderin te loti 1 i të njëjtit projekt?”, pyeti Balliu.