Dega e Partisë Demokratike Kavajë mbështet Kryetarin Basha. Në një mesazh drejtuar qytetarëveu të Kavajës, Golemit, Helmësit, Synejit dhe Luzit për votën që na dhatë duke përbuzur blerjen me paratë e krimit dhe duke sfiduar fuqinë e makinerisë së shtetit të vënë në dispozicion të Partise Socialiste, është mirënjohëse qytetarëve dhe do të vijojë betejat e saj përkrahah lidershipit të PD-së në çmontimin e farsës elektorale dhe rikthimin e shpresës për shqiptarët.
Mesazhi i Degës së PD Kavajë
Duke ju falenderuar te gjitheve, qytetare te Kavajes, Golemit, Helmesit, Synejit dhe Luzit per voten qe na dhate duke perbuzur blerjen me parate e krimit dhe duke sfiduar fuqine e makinerise se shtetit te vene ne dispozicion te Partise Socialiste, Partia Demokratike Kavaje ju eshte mirenjohese dhe do te vijoje betejat e saj perkrah lidershipit te Partise Demokratike ne çmontimin e farses elektorale dhe rikthimin e shpreses per shqiptaret.
Ne u beme pjese e nje fushate model te Partise Demokratike dhe lidershipit i saj Lulzim Basha, nje fushate me strategji pozitiviste, nje fushate qytetare qe ofroi nje program qe synonte rritjen e mireqenies se cdo qytetari ne Shqiperi.
E percollem kete program dere me dere me te rinjte e mrekullueshem qe iu bashkuan kesaj fushate dhe qe jane garanci e vijueshmerise se idealit tone demokratik.
Faleminderit ne menyre te vecante heronjve tane komisionere, numerues e vezhgues qe ndoqen deri ne voten e fundit, votën tuaj.
Jemi serish ne beteje; ne betejen e triumfit te moralit te politikes, ne betejen per te ardhmen evropiane te Shqiperise.✌🏻💙