Partia Demokratike kërkon arrestimin dhe gjykimin pa vonesë të Vangjush Dakos. Deklarata u bë nga deputeti Oerd Bylykbashi. Bylykbashi tha se krimet e kryebashkiakut të Durrësit janë të qarta.
Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Janë pikërisht ato banda që sot po marrin tendera, licenca dhe leje ndërtimi në Durrës.
Dosja 339 provon modelin e marrjes se pushtetit nga Edi Rama nëpërmjet shkëmbimit te pasurive publike tek bandat, për votat e blera apo grabitura nga këto banda për llogari të tepsisë së Edi Ramës. Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë.
Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama. Krimi elektoral ka bllokuar rotacionin demokratik dhe qeverisjen e shtetit të së drejtës.
Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës”!