Në një postim në rrjetin social facebook, Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun, Edvin Kulluri, shprehet se listat e hapura dhe vota e emigrantëve, janë çështje të sistemit demokratik.
“Ajo çfarë po ndodh me Reformën Zgjedhore është një turp për PS dhe Rithemelimin. Rama, ky “progresist i madh”, “intelektual modern” e të tjera furça pa bojë si këto, dhe “Legjenda i Demokracisë” po zhbëjnë hapur 2 vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Listat e Hapura dhe Votën e Diasporës. Mirëpo, sistemi demokratik Gjykatën e Kushtetutes e ka garante të Kushtetutës përkundrejt lirive politike dhe ekonomike të individit apo grupeve sociale dhe të interesit.” – shkruan Kulluri.
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Edvin Kulluri, vijon më tej, duke thënë se “Partia Demokratike dhe çdo parti tjetër që nuk e konsiderojnë veten “çeta” kryetarësh duhet të përballen me këtë “atentat” ndaj Kushtetutës dhe lirive politike të shqiptarëve! Përndryshe nuk ka asnjë kuptim të mbledhim tryeza apo firma për peticione nëse nuk gjejmë rrugën për të fituar këtë betejë për demokracinë e jo për disa kryetarë partish apo oborrin e tyre”.
Më poshtë postimi i plotë:
Çeshtja e listave te hapura dhe votes se emigranteve nuk eshte ceshtje e PD por e sistemit demokratik qe tre-kater vete po e cmontojne ne nje tryeze pazari apo marreveshjeje pa marreveshje, ta quajme si te duam!
Ajo çfarë po ndodh me Reformën Zgjedhore është një turp për PS dhe Rithemelimin. Rama, ky “progresist i madh”, “intelektual modern” e të tjera furça pa bojë si këto, dhe “Legjenda i Demokracisë” po zhbëjnë hapur 2 vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Listat e Hapura dhe Votën e Diasporës. Mirëpo, sistemi demokratik Gjykatën e Kushtetutes e ka garante të Kushtetutës përkundrejt lirive politike dhe ekonomike të individit apo grupeve sociale dhe të interesit.
Nese vendimet e GJK e cila eshte shprehur qarte per “voten parapelqyese” si koncept i percaktuar ne Kushtetute dhe “te drejten e cdo qytetari per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur”, rrezohen ne nje tryeze anti-kushtetuese domethene qe sistemi garantues eshte goditur drejteperdrejte. Ndaj propaganda e Rames per Sazanin dhe Berishes per “rregjimin” jane thjeshte propagande idiote dhe perverse, nderkohe qe Shqiperia udhehiqet si nje autokraci bi-partizane.
Por si Rama dhe Berisha, nuk jane te vetem ne kete marrezi anti-demokratike. Ata rrethohen nga nje tufe frikacakesh, kermillash e dhjaksash politike qe nuk duan voten e lire por “emerimin” ne Kuvend nga Listat e Kryetarit! Kjo eshte kriza e vertete per te cilen cmimin e paguan vullneti i penguar e i ndrydhur i qytetareve. Kjo eshte ceshtje lirie dhe jo emrash.
Partia Demokratike dhe çdo parti tjetër që nuk e konsiderojnë veten “çeta” kryetarësh duhet të përballen me këtë “atentat” ndaj Kushtetutës dhe lirive politike të shqiptarëve! Përndryshe nuk ka asnjë kuptim të mbledhim tryeza apo firma për peticione nëse nuk gjejmë rrugën për të fituar këtë betejë për demokracinë e jo për disa kryetarë partish apo oborrin e tyre.
Asgje nuk te fal kush e aq me pak lirine!