PD, Kulluri: Listat e hapura kanë shqetësuar ata që duan të emërohen nga kryetarët, jo të zgjidhen nga qytetarët

“Listat e hapura duket se kane shqetesuar ata qe jane te interesuar te futen ne parlament vetem duke u emeruar nga kryetaret por jo te zgjidhen nga qytetaret!” – kështu shkruan në një status në rrjetin e tij social facebook, Edvin Kulluri, Sekretar i Marrëdhënieve me Publikun në PD.

“Reforma zgjedhore qe bazohet tek listat e hapura, vota e diaspores, “Shqiperia nje zone zgjedhore” jane propozimet e Partise Demokratike ne interes te qytetareve dhe jo te aparatcikeve qe presin emerimin si deputete.” – vijon më tej ai.

Kulluri shkruan se sot Shqiperia vuan marreveshjen toksike per demokracine te vitit 2008 mes Rames dhe Berishes, qe mbylli sistemin politik.

“Te dy keta protagonist me zedhenesit e tyre politik dhe mediatik duket se kane interes kokeforte qe ta mbajne kete sistem keshtu sic eshte, prandaj dhe duan te jene protagonist ne reformen zgjedhore. Shqiperia sot ka ne nevoje per ndryshim, ndryshim te vertet ku pushteti u kalon qytetareve dhe jo kryetareve. Pjesemarrja e ulet ne zgjedhje eshte treguesi me i qarte i kesaj konjukture te mbrapshte.
Tashme eshte koha qe me vepra dhe jo me fjale te tregohet kush do listat e hapura, voten e diaspores, ndryshimin e sistemit zgjedhore.”
– përfundon reagimin Edvin Kulluri.

Artikulli paraprakReforma zgjedhore/ Kthupi: Në Komision janë të përfaqësuara të gjitha rrymat opozitare, PD s’bën pazare
Artikulli tjetërTë diskretituarit e mëdhenj të ditës së sotme!