Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD Edvin Kulluri, ka qenë sot i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka komentuar mbledhjen e djeshme të kryeministrit Edi Rama me deputetët dhe ministrat si dhe mbi deklaratën e Ramës ku i shtriu opozitës dorën e bashkëpunimit për rrugëtimin e vendit drejt BE.
Ai tha se kryeministri i trajton si ‘mish i huaj’ të gjithë anëtarët e partisë së tij, saktësisht zyrtarët, të cilët kanë probleme me drejtësinë.
“Fjalimet e gjata tregojnë situatën e rëndë në PS, parti që vepron si ‘one man show’.
Kjo reflektohet edhe ne qeverisje. Të gjitha investimet politike të tij, trajtohen si ‘mish i huaj’ kur kanë problem me drejtësinë. Kjo është për të ardhur keq.
Si mundet të mos ketë faj Ali Baba se çfarë bëjnë 40 hajdutët?”, tha ai.