PD kundër projekt-ligjit të qeverisë për turizmin/ Alibeaj: Gjobat e përcaktuara janë abuzive, do detyrojnë bizneset të mbyllen

Partia Demokratike votoi kundër projektligjit për Turizmin, në komisionin e Ligjeve, me argumentin se gjobat e përcaktuara për bizneset janë abuzive dhe sipas tyre do të detyrojnë bizneset të mbyllen. Ndryshimet e propozuara nga qeveria për regjistrimin e të gjitha strukturave akomoduese pavarësisht kapacitetit të tyre, sipas Enkelejd Alibeaj do të dëmtojnë ecurinë e sektorit.

Ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligjin për turizmin, që parashikojnë regjistrimin nga dhomat deri tek vilat, të cilat deri më tani kanë qenë të pa-formalizuara dhe masa ndëshkuese nëse nuk zbatojnë ligjin, për PD-në janë masa që dëmtojnë biznesin që do rrezikojë të mbyllë aktivitetin.

“Po vendosni një regjim policor me gjoba të mëdha për të detyruar bizneset të regjistrohen. Këta operatorë informal nëse formalizohen do të kenë një barrë më të ulët sesa tani. Duket qartë që qëllimi është për ti taksuar për ti bërë pjesë të burokracive, ndryshe do të vazhdojë vala e gjobitjes. A keni ndonjë projekt mbështetës për të rritur standardet e cilësisë. Rritja e standardeve duke ju shtuar kostot do ti detyrojë të mbyllen. Qeveria duhet ti mbështesë me financim, që të rritet edhe numrin e turistëve. Kulaçi apo kërbaçi. Keni ndopak kulaç apo vetëm kërbaç?” tha Alibeaj.

Exit mobile version