PD kundër vendimit kriminal të Celibashit. Ankimon caktimin e anëtarëve të KZAZ Kukës

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, ZËDHËNËSJA MIRELA KARABINA

Komisioneri Celibashi, edhe njëherë si në zgjedhjet lokale të 14 majit, ka marrë një vendim politik kundër Partisë Demokratike dhe në shërbim të oligarkisë politike, duke emëruar Partinë e Lirisë si partinë më të madhe opozitare në shkelje të hapur të ligjit.

Nëse më 14 maj ndodhi transferimi politik i votës nga Foltorja tek Partia e Lirisë, sot Komisioneri po bën transferimin ligjor duke i konsideruar votat e demokratëve si të LSI-së.

Kodi Zgjedhor përcakton qartë se anëtarët e KZAZ, ndahen mes shumicës parlamentare me opozitën parlamentare.

Por Komisioneri ka caktuar që në KZAZ-në e Kukësit, 2 anëtarë do të jenë nga PL (LSI) e cila ka nxjerrë 4 deputetë dhe 1 anëtar do të jetë nga PD që ka nxjerrë 59 deputetë.

Vendimi i Komisionerit Celibashi
konfuzon qëllimisht demokratët dhe elektoratin opozitar të Kukësit duke cënuar integritetin e procesit.
Partia Demokratike ka ankimuar vendimin antiligjor të Komisionerit mbi emërimin politik të opozitës.

Ndërkohë që qytetarët e Kukësit vuajnë pasojat e keqmenaxhimit të qytetit nga keqqeverisja lokale e korruptuar, pēr fatin e tyre nuk mund të vendosin interesat e sëmura të Tiranës.

Demokratët e Kukësit duhet të dalin mbi këtë zallamahi interesash personale, të kujdo qofshin ato.

Qytetarët kuksianë meritojnë të qeverisen ndershëm me përkushtim dhe pa hije korrupsioni nga pas.

Dhe kjo mund të arrihet vetëm me zgjedhjen e një kandidati icili vendos Kukësin dhe familjet kuksiane para intrigave meskine politike dhe që detyrën e konsideron si përgjegjësi në shërbim të qytetarëve.

Artikulli paraprakÇollaku: Rreshtimin krah një ‘ushtari të Verio Epirit’ vetëm për inat të Ramës, është naiv!
Artikulli tjetërVros pedhia qe pise Berisha?