PD Kurbin: Falenderim dhe mirënjohje qytetarëve, mbështetje pa rezerva kryetarit Lulzim Basha!

Në pamundësi për t’ju falënderuar fizikisht secilin nga ju qytetarë të Kurbinit, si Kryetar i Degës së PD Kurbin unë Behar Haxhiu dua t’ju shpreh mirënjohjen me zemër për mbështetjen e pakursyer, që dhatë në garën e 25 Prillit. Atë mbështetje, që e kemi ndjerë në vazhdimësi ndër vite kudo, që nga njerëz të njohur e panjohur në fshatra dhe qytete, tek të rinjtë e të reja e deri tek miqtë e shumtë në rrjeteve sociale, ka qenë përgjegjësi dhe angazhim i madh për ti qëndruar besnik verdiktit tuaj ku rezultoi se ju vendosët me votimin masiv #RamaIk, duke besuar dhe kërkuar ardhjen e z. Lulzim Basha në udhëheqjen e vendit si e vetmja alternativë për Shqipërinë Europiane.

Mirënjohje për ekipin energjik e të motivuar, që punoi për Partinë Demokratike në degën e Kurbinit, ditë pas dite e pa orar, për të përcjellë projektin tonë të ndryshimit për Shqipërinë. Kemi marrë mbështetje, por edhe kemi mësuar shumë prej të rinjve të talentuar të Kurbinit tonë, njohje të hershme apo të reja, të kthyera tashmë në miqësi që do vijojë të forcohen dhe do i inkurajojmë që të qëndrojmë fort në vendin tonë e ta bëjmë atë si gjithë Europa.

Të gjithë sëbashku edhe me kandidatët e listës tonë zhvilluam një betejë, të cilën e kishim fort për zemër, e të cilës i dhamë gjithë energjinë, përvojën, përkushtimin, por sidomos pasionin për të bërë më të mirën për Kurbinin tonë.

Falenderime për familjen tonë politike, që na ka mbështetur pa kushte dhe me pasionin, përkushtimin dhe besimin e palëkundur në vlerat dhe aspiratat e Partisë Demokratike, të trashëguar nga një traditë e gjatë, e qëndrueshme dhe e pandryshueshme, Kurbini Blu.

Falënderojm Shtabin elektoral, kryesine, komisionerët, vëzhguesit, numëruesit dhe përfaqësuesit e PD, për impenjimin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë këtyre ditëve e netëve të lodhshme. U jemi pafundësisht mirënjohës!

E keqja fitoi një betejë me vjedhje me manipulime me shantazhe me forcën e parasë së taksapaguesve, por lufta vazhdon!

Ne sëbashku me Lulzim Bashën në krye, do vazhdojmë luftën tonë duke kërkuar mos njohjen e këtij rezultati totalisht të manipuluar dhe diformimin e vullnetit të popullit nga Edvin Rama.
#protestojmVotëShqiptarie

Exit mobile version