Partia Demokratike ka mbyllur fushatën elektorale në Tiranë. Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj tha se Partia Demokratike në vitin e fundit ka kaluar ndoshta periudhën më të vështirë të saj por ia arritën të zhvillonim një fushatë dinjitoze dhe kurajoze, edhe pse pengesat që kishim gjatë rrugës tonë ishin të shumta, duke iu referuar Edi Ramës dhe Sali Berisha.
Më tej Alibeaj tha se kandidati i Partisë Dmokratike për Bashkinë e Tiranës , Roland Bejko, dhe kandidatët për këshillin bashkiak të Tiranës, janë alterantiva më e mirë për kryeqytetin.
Fjala e Alibeajt:
Të dashur demokratë,
të dashur bashkëpunëtor e koleg,
Sot mbyllet fushata elektorale për Partinë Demokratike, e cila për hir të së vërtetës nuk është nga fushatat më komode që kjo parti ka zhvilluar. Për shumë arësye. Arësyet të cilët ne të gjithë i dimë. Ne të gjithë jemi të vetëdijëshëm që Partia Demokratike në vitin e fundit ka kaluar ndoshta periudhën më të vështirë të saj. E megjithatë, ne ja dolëm përgjatë këtij muaji të linim pas vështirësitë dhe të zhvillonim një fushatë dinjitoze dhe kurajoze, edhe pse pengesat që kishim gjatë rrugës tonë ishin të shumta.
Pengesa të cilat na kanë ardhur nga regjimi mafioz i Edi Ramës, i cili nëpërmjet makinerisë shtetërore dhe instucioneve që ka në zotërim ka bërë të pamundurën për tja vëshirësuar garën elektorale Partisë Demokratike. Pengasa po ashtu nga kanë ardhur nga Sali Berisha, person i shpallur non grata nga shtetet e bashkuara dhe britania e madhe, i cili ka bërë cdo përpjekje që Partinë Demokratike perëndimore dhe euroatalantike ta gllaberonte dhe ta perdorte si mburojë për hallet e tij personale, si dhe nga nje trafikant politik si Ilir Meta, i cili kërkon që votat e djathtës shqiptare ti marrë e ti përdor për trafikun e tij të radhës politik.
Por megjithëse trekëndsi i se keqës u mundua me të gjitha mjetet, mediatike, financiare dhe kriminale për të ndaluar në rrugën e saj Partinë Demokratike, ne nuk u stepem aspak dhe nuk dekurajuam për asnjë moment.Përkundrazi! Të gjitha këto vështirësi do të na nxjerrin pas 14 majit më të fortë dhe më të qartë. Të gjitha këto vështirësi na bëjnë të bindemi edhe më shumë sec kemi qënë deri më sot, se në jemi në rrugën tonë të drejtë. Ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë e cila beson te vlerat për të cilat kjo parti u themelua. Ne jemi këtu, dhe kemi zhvilluar këtë fushatë në të mirë të demokrakteve dhe shqiptarëve, ndërsa ata, kërkojnë akoma që Shqipërinë ta mbajnë peng ashtu sikurse e kanë mbajtur për 33 vite me radhë për interesat e tyre personale.
Ne në këto një muaj nuk kemi patur asnjë dileme. Jemi më të qartë, jemi të cliruar nga mekatët tona të së shkuarës dhe shkojmë besimplotë drejt një të ardhme, që sigurisht i perket Partisë Demokratike të Shqipërisë. Askush nuk mund të na ndalojë në rrugëtim tonë që kemi nisur, dhe që do ta përfundojmë me sukses në datën 14 maj.
Unë dua sot nga kjo sallë, në përfundim të fushatës tonë elektorale, të falenderoj cdo demokrat, cdo strukture dhe bashkëpunëtor në cdo cep të Shqipërisë për qëndrimet e tyre, për rezistencën e tyre dhe për besimin dhe optimizmin që kanë shprehur për të ardhmen e kësaj partie. Pa kontributin e tyre, ne nuk do të ishim sot këtu dhe nuk do të flisnim për të ardhmen tonë politike.
Në të gjitha takimet elektorale që kam zhvilluar përgjatë një muaji, kam marrë nga ta jo vetëm mesazhe inkuraujese, por jam bindur se ata që e duan Partinë Demokratike më të lirë, më demokratike dhe më të ndershme, janë të shumtë në numur. Ndryshe nga sec pasqyrojnë propaganda e qeverisë të korruptuar dhe opzitës non grata të korruptuar.
I bëjë thirrje të gjithë dëmokratëve në të gjithë Shqipërinë, që të dalin masivisht të votojnë në datën 14 maj numrin 9, Partinë Demokratike të Shqipërisë, dhe të gjithë kandidatët tanë për kryetar bashkie. Partia Demokratike e Shqipërisë është shtëpia e të gjithë demokratëve, është e vemtja alternativë e djathtë për të cilën Shqipëria ka kaq shumë nevojë. Cdo votë drejt logove të tjera, është votë për të forcuar kastën e vjetër politike që i ka marrë frymën Shqipërisë për 33 vite. Cdo votë e djathtë , e hedhur për forca politike të ndryshme nga Partia Demokratike, që përfaqësojnë interesa okulte, është në dëm të së djathtës shqiptare dhe nuk bënë gjë tjetër vecse sa forcon pushtetin kriminal të Edi Ramës.
Të dashur demokratë,
Këto zgjedhje janë zgjedhje të rëndësisishme për të ardhmen e kësaj partie. Të gjithë ne , në këto dy ditë që kanë ngelur nga dita e votimit, nuk duhet ta humbasim për asnjë moment qëllimin dhe synimin tonë në këto zgjedhje. 14 maji, përvecse është i rëndësishëm për qeverisjen lokale, dhe ne për këtë arsye kudo, në të gjithë Shqipërinë, kemi propozuar njërëz me integrit dhe profesionistë, janë po ashtu të rëndësishme për krijimin e një të djathte moderne, euroatlantike dhe demokratike. Një forcë politike që bashkarisht ne do ti japim jetë fill mbas zgjedhjeve lokale. Prandaj ju ftoj të gjitheve ashtu sikurse jeni angazhuar deri më tani, të bëjmë të gjithë sforcon tonë finale për objektivat tona të përbashkëta.
Gjej rastin ti bëjë thirrje qytetarëve shqiptarë, që në 14 maj të votojnë Partinë Demokratike të Shqipërisë Vota për Partinë Demokratike, është një votë kundër regjimit korruptiv të kësaj qeverie që ka 10 vite që e con kërë vënd gjithmonë e më shumë drejt rrenimit dhe varfërisë, dhe kundër aleatëve të tij politik Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Nëse kërkoni një forcë politike me integritet, të pakorruptuar e cila ka në qendër të saj interesat e qytetarëve shqiptar dhe të ardhmen e Shqipërisë , ajo është vetëm Partia Demokratike e Shqipërisë. Nëse kërkoni që të coni në pension politik treshen e së keqes së Shqipërisë Rama-Berisha-meta, atëherë alternativa e të gjithë shqiptarëve është numri 9, Partia Demokratike e Shqipërisë.
Në fund, kam dhe një thirrje për qytetarët e Tiranës dhe demokratët e Tiranës. Une jam i bindur se kandidati i Partisë Dmokratike për Bashkinë e Tiranës , Roland Bejko, dhe kandidatët për këshillin bashkiak të Tiranës, janë alterantiva më e mirë për kryeqytetin tonë. Unë besoj se programi dhe plani i Roland Bejkos për Tiranën ka zgjidhje për cdo problem që mundon këtë qytet për shumë vite me radhe. Cdo alternativë tjetër, është një votë në favor të oligarkisë politike dhe ekonomike, është një votë në favor të interesave financiar dhe kriminalt të një grushti të vogël njërzish. Prandaj, të gjithë të dielen të votojmë numrin 6 Roland Bejko, dhe numrin 9 Partia Demokratike e Shqipërisë.