PD, Merita Bakiu: Buxheti i qeverisë për vitin 2024, nuk është aspak një projekt buxhet për shqiptarët, por një thes ku kjo qeveri e korruptuar fut duart për të vjedhur.

Deputetja e PD-së, Merita Bakiu, në një prononcim për mediat ka analizuar buxhetin e qeverisë për vitin 2024.

Deputetja demokrate është ndalur tek abuzimi dhe vjedhja që kjo qeveri ka bërë dhe po bën me procesin e rindërtimit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETJA DHE ANËTARJA E KRYESISË, MERITA BAKIU

Qeveria po kalon këto ditë, midis rrëmujës dhe mjegullnajës, projektbuxhetin për vitin 2024. Në fakt ky nuk është aspak një projekt buxhet për shqiptarët por një thes ku kjo qeveri e korruptuar fut duart dhe përdor për të vjedhur.

Abuzimi dhe vjedhja duket më së miri në procesin e rindërtimit.

Që prej nëntorit të 2019 kur tërmeti shkatërroi shtëpitë e shumë familjeve sidomos në zonën Durrës-Fushkrujë, e deri më sot nga buxheti i shtetit janë akorduar miliona euro për procesin e rindërtimit por ende sot ka shumë familje të pa strehë.

Vetëm për vitin 2023 nga 5 miliard lekë, së fundmi me aktin normativ iu shtuan edhe 12 miliardë lekë të tjera. Ndërkohë në projektbuxhet për 2024 akordohen edhe 7 miliardë lekë të tjera. Nuk po përmendim këtu parat e marr hua apo në formë grandi nga ndërkombëtarët.

Pra, vetëm në dy vitet e fundit janë 24 miliardë lekë por shumë banorë ende janë të pa strehë dhe shumë të tjerë nuk marrin bonusin e qerasë.

Të nderuar qytetarë, këto para nuk dalin nga arka e shtetit për ju por për të mbushur xhepat e qeveritarëve të korruptuar.

Këto para nuk dalin nga arka e shtetit për shtëpitë tuaja, pasi ka 4 vite dhe ende nuk është përmbyllur procesi i rindërtimit por zgjatet e zgjatet pafundësisht vetëm për një qëllim, vjedhjen e këtyre fondeve.

Exit mobile version